Ndihma për Studimin
Gjenealogji


Gjenealogji

Një anal që gjurmon linjën e prejardhjes në një familje. Atje ku detyra të priftërisë ose bekime të caktuara kufizoheshin në një familje të veçantë, gjenealogjitë në shkrimet e shenjta ishin shumë të rëndësishme (Zan. 5; 10; 25; 46; 1 Kro. 1–9; Esd. 2:61–62; Neh. 7:63–64; Mt. 1:1–17; Llu. 3:23–38; 1 Ne. 3:1–4; 5:14–19; Jar. 1:1–2). Në Kishën e rivendosur sot, anëtarë të Kishës vazhdojnë të gjurmojnë linjën e tyre familjare të prejardhjes, pjesërisht për të përcaktuar siç duhet paraardhësit e tyre të vdekur, kështu që ata të mund të kryejnë ordinanca shpëtuese për hir të paraardhësve të tyre. Këto ordinanca janë të vlefshme për ata persona të vdekur që e pranojnë ungjillin e Jezu Krishtit në botën e shpirtrave (DeB 127, 128).