Ndihma për Studimin
Besim


Besim

Mirëbesim në diçka ose dikë. Siç përdoret më shpesh në shkrimet e shenjta, besimi është mirëbesim në Jezu Krishtin, që e bën dikë t’i bindet atij. Besimi duhet të përqendrohet në Jezu Krishtin, me qëllim që ai ta çojë një person drejt shpëtimit. Shenjtorët e ditëve të mëvonshme gjithashtu kanë besim në Perëndinë Atin, Frymën e Shenjtë, fuqinë e priftërisë dhe pjesë të tjera të rëndësishme të ungjillit të rivendosur.

Besimi përfshin shpresë për gjërat që nuk shikohen, por që janë të vërteta (Heb. 11:1; Alma 32:21; Eth. 12:6). Besimi nxitet duke dëgjuar ungjillin të na mësohet prej administratorëve të autorizuar, të dërguar nga Perëndia (Rom. 10:14–17). Mrekullitë nuk prodhojnë besim, por besimi i fortë zhvillohet nëpërmjet bindjes ndaj ungjillit të Jezu Krishtit. Me fjalë të tjera, besimi vjen nëpërmjet drejtësisë (Alma 32:40–43; Eth. 12:4, 6, 12; DeB 63:9–12).

Besimi i vërtetë sjell mrekullira, vegime, ëndrra, shërime dhe të gjitha dhuratat e Perëndisë, që ai u jep shenjtorëve të tij. Me anë të besimit një njeri fiton heqje të mëkateve dhe, në përfundim, është i aftë të banojë në praninë e Perëndisë. Një mungesë besimi e çon njeriun në dëshpërim, i cili vjen për shkak të paudhësisë (Moro. 10:22).