Ndihma për Studimin
Doktrinë e Besëlidhje


Doktrinë e Besëlidhje

Një mbledhje e zbulesave hyjnore dhe deklaratave të frymëzuara të ditëve të mëvonshme. Zoti ia dha këto Joseph Smith-it dhe disa prej pasuesve të tij për ngritjen dhe rregullimin e mbretërisë së Perëndisë në tokë në ditët e fundit. Doktrina e Besëlidhje është një nga veprat standarde të shkrimeve të shenjta në Kishën e Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme, së bashku me Biblën, Librin e Mormonit dhe Perlën me Vlerë të Madhe. Megjithatë, Doktrina e Besëlidhje është e pashoqe, sepse nuk është përkthim i dokumentave të lashtë; Zoti ua dha këto zbulesa profetëve të tij të zgjedhur në këtë kohë moderne me qëllim që të rivendosej mbretëria e tij. Në zbulesat dëgjojmë zërin e butë, por të vendosur të Zotit Jezu Krisht (DeB 18:35–36).

Profeti Joseph Smith tha se Doktrina e Besëlidhje ishte themeli i Kishës në ditët e fundit dhe një përfitim për botën (DeB 70:kreu). Zbulesat në të fillojnë punën e përgatitjes së udhës për ardhjen e dytë të Zotit, në përmbushjen e të gjitha fjalëve të thëna nga profetët që kur bota filloi.