Ndihma për Studimin
Periudhë


Periudhë

Një kohë e ungjillit është një periudhë kohore në të cilën Zoti ka të paktën një shërbëtor të autorizuar në tokë, i cili mban çelësat e priftërisë së shenjtë.

Adami, Enoku, Noeu, Abrahami, Moisiu, Jezu Krishti, Joseph Smith-i dhe të tjerë kanë filluar secili një kohë të re të ungjillit. Kur Zoti organizon një periudhë, ungjilli zbulohet sërishmi, kështu që njerëzit e asaj kohe nuk duhet të varen nga periudhat e kaluara për diturinë e planit të shpëtimit. Periudha e filluar nga Joseph Smith-i njihet si “periudha e plotësisë së kohëve”.