Ndihma për Studimin
Djall


Djall

Satan. Djalli është armiku i drejtësisë dhe i atyre që kërkojnë të bëjnë vullnetin e Perëndisë. Ai është në të vërtetë një bir shpirtëror i Perëndisë dhe dikur ishte një engjëll me autoritet në praninë e Perëndisë (Isa. 14:12; 2 Ne. 2:17). Megjithatë, ai ngriti krye në jetën para lindjes dhe ua mbushi mendjen një të tretës së fëmijëve shpirtërorë të Atit që të ngrenë krye me të (DeB 29:36; Mois. 4:1–4; Abr. 3:27–28). Ata u flakën nga qielli, iu mohua mundësia e fitimit të trupave të vdekshëm dhe e përjetimit të jetës së vdekshme, dhe do të mallkohen përjetësisht. Që nga koha kur djalli u flak nga qielli, ai ka kërkuar vazhdimisht të mashtrojë të gjithë burrat e gratë dhe t’i largojë nga puna e Perëndisë, me qëllim që ta bëjë të gjithë njerëzimin po aq të mjerë sa është vetë (Zbu. 12:9; 2 Ne. 2:27; 9:8–9).

Kisha e djallit

Çdo organizatë në tokë, e ligë dhe e botës, e cila shtrembëron ungjillin e pastër dhe të përsosur dhe lufton kundër Qengjit të Perëndisë.