Ndihma për Studimin
Besëlidhje e Abrahamit


Besëlidhje e Abrahamit

Abrahami pranoi ungjillin dhe u shugurua në priftërinë më të lartë (DeB 84:14; Abr. 2:11) dhe hyri në martesën çelestiale, që është besëlidhja e lartësimit (DeB 131:1–4; 132:19, 29). Abrahami mori premtim se të gjitha bekimet e këtyre besëlidhjeve do t’u jepeshin pasardhësve të tij të vdekshëm (DeB 132:29–31; Abr. 2:6–11). Së bashku, këto besëlidhje dhe premtime quhen besëlidhja e Abrahamit. Rivendosja e kësaj besëlidhjeje ishte rivendosja e ungjillit në ditët e fundit, sepse nëpërmjet tij janë bekuar të gjitha kombet e tokës (Gal. 3:8–9, 29; DeB 110:12; 124:58; Abr. 2:10–11).