Ndihma për Studimin
Abraham


Abraham

Një bir i Terahut, lindur në Ur të Kaldeas (Zan. 11:26, 31; 17:5). Një profet i Zotit, me të cilin Zoti bëri besëlidhje të përjetshme, përmes të cilave bekohen të gjitha kombet e tokës. Abrahami fillimisht u quajt Abram.

Libri i Abrahamit

Anale të lashta, të shkruara nga Abrahami, që u vunë nën zotërimin e Kishës në 1835. Analet dhe disa mumje u zbuluan në katakombet egjiptiane nga Antonio Lebolo, i cili ia la trashëgimi Michael Chandler-it. Chandler-i i ekspozoi ato në SHBA në 1835. Disa miq të Joseph Smith-it i blenë ato prej Chandler-it dhe ia dhanë Profetit, i cili i përktheu. Disa nga këto anale gjenden tani në Perla me Vlerë të Madhe.

Kapitulli 1 shënon përvojat e Abrahamit në Ur të Kaldeas, ku priftërinj të ligj u përpoqën ta sakrifikonin. Kapitulli 2 tregon mbi udhëtimin e tij drejt Kanaanit. Zoti iu shfaq atij dhe bëri besëlidhje me të. Kapitulli 3 shënon sesi Abrahami pa universin dhe dalloi marrëdhëniet ndërmjet trupave qiellorë. Kapitujt 4–5 janë një tjetër rrëfim i Krijimit.

Fara e Abrahamit

Njerëzit që, nëpërmjet bindjes ndaj ligjeve dhe ordinancave të ungjillit të Jezu Krishtit, marrin premtimet e besëlidhjet të bëra Abrahamit nga Perëndia. Burra dhe gra mund t’i marrin këto bekime, në qoftë se janë drejtpërdrejt nga linja e Abrahamit, ose në qoftë se birësohen në familjen e tij nëpërmjet përqafimit të ungjillit dhe pagëzimit (Gal. 3:26–29; 4:1–7; DeB 84:33–34; 103:17; 132:30–32; Abr. 2:9–11). Pasardhësit e drejtpërdrejtë të Abrahamit mund t’i humbasin bekimet e tyre nëpërmjet mosbindjes (Rom. 4:13; 9:6–8).