Shkrimet e Shenjta
Doktrina e Besëlidhje 84


Seksioni 84

Zbulesë dhënë nëpërmjet Joseph Smith Profetit, në Kirtland, Ohio, më 22 dhe 23 shtator 1832 (History of the Church, 1:286–295). Gjatë muajit të shtatorit, pleqtë kishin filluar të ktheheshin nga misionet e tyre në shtetet e lindjes dhe të jepnin raporte për punët e tyre. Ishte ndërsa ata ishin së bashku në këtë stinë gëzimi, që komunikimi i mëposhtëm u mor. Profeti e përcaktoi atë si zbulesë për priftërinë.

1–5, Jeruzalemi i Ri dhe tempulli do të ndërtohen në Missouri; 6–17, Linja e priftërisë nga Moisiu deri tek Adami jepet; 18–25, Priftëria më e lartë mban çelësin e diturisë së Perëndisë; 26–32, Priftëria më e ulët mban çelësin e shërbesës së engjëjve dhe të ungjillit përgatitor; 33–44, Burrat fitojnë jetë të përjetshme nëpërmjet betimit dhe besëlidhjes së priftërisë; 45–53, Shpirti i Krishtit i ndriçon njerëzit dhe bota prehet në mëkat; 54–61, Shenjtorët duhet të dëshmojnë për ato gjëra që kanë marrë; 62–76, Ata duhet të predikojnë ungjillin dhe shenja do të pasojnë; 77–91, Pleqtë duhet të shkojnë pa çantë ose trastë dhe Zoti do të kujdeset për nevojat e tyre; 92–97, Plagë dhe mallkime i presin ata që nuk e pranojnë ungjillin; 98–102, Kënga e re e shëlbimit të Sionit jepet; 103–110, Çdo njeri duhet të qëndrojë në detyrën e tij dhe të punojë në thirrjen e tij; 111–120, Shërbëtorët e Zotit duhet të shpallin neverinë e shkatërrimit të ditëve të fundit.

1 Një zbulesë e Jezu Krishtit për shërbëtorin e tij Joseph Smith të Riun dhe gjashtë pleq, ndërsa ata i bashkuan zemrat dhe i angritën zërat e tyre lart.

2 Po, fjala e Zotit lidhur me kishën e tij, të ngritur në ditët e fundit për arivendosjen e popullit të tij, ashtu siç ka folur ai nëpërmjet gojës së bprofetëve të tij, dhe për mbledhjen e cshenjtorëve të tij për të qëndruar mbi dmalin Sion, i cili do të jetë qyteti i eJeruzalemit të Ri.

3 Qytet i cili do të ndërtohet, duke filluar te vendi i atempullit, i cili është caktuar nëpërmjet gishtit të Zotit, në kufijtë perëndimorë të shtetit të Missouri-t dhe është përkushtuar nëpërmjet dorës së Joseph Smith të Riut dhe të tjerëve me të cilët Zoti ishte mjaft i kënaqur.

4 Me të vërtetë kjo është fjala e Zotit, se qyteti i aJeruzalemit të Ri duhet të ndërtohet nëpërmjet mbledhjes së shenjtorëve, duke filluar në këtë vend, madje në vendin e btempullit, tempull i cili do të ngrihet në këtë brez.

5 Sepse në të vërtetë ky brez nuk do të kalojë i tëri, derisa një shtëpi do t’i ngrihet Zotit dhe një re do të qëndrojë mbi të, re e cila do të jetë madje alavdia e Zotit, që do ta mbushë shtëpinë.

6 Dhe bijtë e Moisiut, sipas Priftërisë së Lartë që ai e mori nga adora e vjehrrit të tij, bJethro;

7 Dhe Jethro e mori atë nga dora e Kalebit;

8 Dhe Kalebi e mori atë nga dora e Elihut;

9 Dhe Elihu nga dora e Jeremias;

10 Dhe Jeremia nga dora e Gadit;

11 Dhe Gadi nga dora e Esaias;

12 Dhe Esaia e mori atë nga dora e Perëndisë.

13 Esaia gjithashtu jetoi në ditët e Abrahamit dhe u bekua prej tij—

14 aAbrahami, i cili e mori priftërinë nga bMelkizedeku, i cili e mori atë nëpërmjet linjës së etërve të tij, madje deri te cNoeu;

15 Dhe nga Noeu deri te aEnoku, nëpërmjet linjës së etërve të tyre;

16 Dhe nga Enoku tek aAbeli që u vra nëpërmjet bkomplotit të vëllait të tij, i cili e cmori priftërinë nëpërmjet urdhërimeve të Perëndisë, nga dora e atit të tij, dAdamit, që ishte njeriu i parë —

17 aPriftëri e cila vazhdon në kishën e Perëndisë në të gjitha brezat dhe nuk ka fillim të ditëve apo fund të viteve.

18 Dhe Zoti dha një apriftëri gjithashtu mbi bAaronin dhe farën e tij, në të gjithë brezat e tyre, priftëri e cila gjithashtu vazhdon dhe cqëndron përgjithmonë me priftërinë që është sipas urdhërit më të shenjtë të Perëndisë.

19 Dhe kjo priftëri më e madhe administron ungjillin dhe mban çelësin e amistereve të mbretërisë, madje çelësin e bditurisë së Perëndisë.

20 Si rrjedhim, në aordinancat e saj, fuqia e perëndishmërisë manifestohet.

21 Dhe pa ordinancat e saj dhe pa aautoritetin e priftërisë, fuqia e perëndishmërisë nuk u manifestohet njerëzve në mish;

22 Sepse pa këtë, aaskush nuk mund të shohë fytyrën e Perëndisë, madje Atit, dhe të jetojë.

23 Tani këtë aMoisiu ua mësoi qartë fëmijëve të Izraelit në shkretëtirë dhe kërkoi me zell ta bshenjtëronte popullin e tij, që ata të mund të cshihnin fytyrën e Perëndisë;

24 Por ata i angurtësuan zemrat dhe nuk mund ta duronin praninë e tij; si rrjedhim, Zoti në binatin e tij, sepse zemërimi i tij u ndez kundër tyre, u betua që ata nuk do të chynin në prehjen e tij, ndërsa ishin në shkretëtirë, prehje e cila është plotësia e lavdisë së tij.

25 Si rrjedhim, ai e largoi aMoisiun nga mesi i tyre dhe bPriftërinë e Shenjtë gjithashtu;

26 Dhe apriftëria më e ulët vazhdoi, priftëri e cila mban bçelësin e cshërbesës së engjëjve dhe të ungjillit përgatitor;

27 Ungjill i cili është ungjilli i apendimit dhe i bpagëzimit, dhe i cheqjes së mëkateve, dhe i dligjit të urdhërimeve të emishit, të cilin Zoti në zemërimin e tij bëri që të vazhdonte me shtëpinë e Aaronit, mes fëmijëve të Izraelit, deri te fGjoni, të cilin Perëndia e ngriti, të gmbushur me Frymën e Shenjtë nga barku i nënës së tij.

28 Sepse ai u pagëzua ndërsa ishte ende fëmijë dhe u shugurua në këtë fuqi nga engjëlli i Perëndisë në kohën që ishte tetë ditë, për t’i dhënë fund mbretërisë së Judenjve dhe për ta adrejtuar udhën e Zotit përpara fytyrës së njerëzve të tij, për t’i përgatitur ata për ardhjen e Zotit, në dorë të të cilit jepet bgjithë fuqia.

29 Dhe përsëri, detyrat e plakut dhe të peshkopit janë ashtesa të nevojshme që i përkasin priftërisë së lartë.

30 Dhe përsëri, detyrat e mësuesit dhe të dhjakut janë shtesa të nevojshme që i përkasin priftërisë më të ulët, priftëri e cila u dha mbi Aaronin dhe bijtë e tij.

31 Si rrjedhim, siç thashë lidhur me bijtë e Moisiut—sepse bijtë e Moisiut dhe gjithashtu bijtë e Aaronit do të ofrojnë një aflijim dhe një sakrificë të pranueshme në shtëpinë e Zotit, shtëpi e cila do t’i ndërtohet Zotit në këtë brez, mbi bvendin e përkushtuar, siç e kam caktuar unë—

32 Dhe bijtë e Moisiut dhe të Aaronit do të mbushen me alavdinë e Zotit, mbi bmalin Sion në shtëpinë e Zotit, bijtë e të cilëve jeni ju; dhe gjithashtu shumë vetë që i kam thirrur dhe i kam dërguar për të ngritur ckishën time.

33 Sepse cilëtdo që janë abesnikë në marrjen e këtyre dy bpriftërive për të cilat kam folur, dhe në lartësimin e thirrjes së tyre, cshenjtërohen me anë të Shpirtit në ripërtëritjen e trupave të tyre.

34 Ata bëhen bijtë e Moisiut dhe të Aaronit dhe afara e bAbrahamit, dhe kisha e mbretëria, dhe të czgjedhurit e Perëndisë.

35 Dhe gjithashtu gjithë ata që e pranojnë këtë priftëri, më pranojnë mua, thotë Zoti;

36 Sepse ai që pranon shërbëtorët e mi, më apranon mua;

37 Dhe ai që më apranon mua, pranon Atin tim;

38 Dhe ai që pranon Atin tim, pranon mbretërinë e Atit tim; si rrjedhim, agjithçka që Ati im ka, do t’i jepet atij.

39 Dhe kjo është sipas abetimit dhe besëlidhjes të cilat i përkasin priftërisë.

40 Si rrjedhim, gjithë ata që e pranojnë priftërinë, pranojnë këtë betim dhe besëlidhje nga Ati im, që ai nuk mund ta thyejë, ajo as nuk mund të ndryshohet.

41 Por kushdo që e athyen këtë besëlidhje pasi e ka pranuar atë, dhe tërësisht largohet prej saj, bnuk do të ketë falje të mëkateve në këtë botë, as në botën që vjen.

42 Dhe mjerë gjithë ata që nuk vijnë në këtë priftëri që ju e keni pranuar, të cilën unë tani e konfirmoj mbi ju që jeni të pranishëm këtë ditë, me anë të zërit tim nga qiejt; dhe madje u kam dhënë banorëve qiellorë dhe aengjëjve të mi përgjegjësi lidhur me ju.

43 Dhe unë tani ju jap një urdhërim të hapni sytë për veten tuaj, t’u avini veshin me zell fjalëve të jetës së përjetshme.

44 Sepse ju do të ajetoni me çdo fjalë që del nga goja e Perëndisë.

45 Sepse afjala e Zotit është e vërtetë dhe çfarëdo që është e bvërtetë, është dritë, dhe çfarëdo që është dritë, është Shpirt, madje Shpirti i Jezu Krishtit.

46 Dhe Shpirti i jep adritë bçdo njeriu që vjen në botë; dhe Shpirti ndriçon çdo njeri në botë, që i bindet zërit të Shpirtit.

47 Dhe kushdo që i bindet zërit të Shpirtit, vjen te Perëndia, madje Ati.

48 Dhe Ati i amëson atij bbesëlidhjen që ai e ka ripërtërirë dhe dhënë mbi ju, që është dhënë mbi ju për hirin tuaj dhe jo vetëm për hirin tuaj, por për hir të të gjithë botës.

49 Dhe gjithë abota prehet në mëkat dhe rënkon nën berrësirë dhe nën skllavërinë e mëkatit.

50 Dhe nëpërmjet kësaj ju mund të dini se ata janë nën askllavërinë e bmëkatit, ngaqë ata nuk vijnë tek unë.

51 Sepse kushdo që nuk vjen tek unë, është nën skllavërinë e mëkatit.

52 Dhe kushdo që nuk e pranon zërin tim, nuk e njeh zërin atim dhe nuk është i imi.

53 Dhe nëpërmjet kësaj ju mund të njihni të drejtët nga të ligjtë dhe se e tërë abota brënkon nën cmëkat dhe errësirë edhe tani.

54 Dhe mendjet tuaja në të shkuarën janë errësuar për shkak të amosbesimit dhe ngaqë i keni trajtuar me lehtësi gjërat që keni marrë.

55 aKotësi dhe mosbesim të cilat e kanë sjellë tërë kishën nën dënim.

56 Dhe ky dënim qëndron mbi fëmijët e Sionit, madje të gjithë.

57 Dhe ata do të mbeten nën këtë dënim derisa të pendohen dhe të kujtojnë abesëlidhjen e re, madje bLibrin e Mormonit dhe urdhërimet e cmëparshme që iu kam dhënë, jo vetëm për t’i thënë, por për të dvepruar sipas asaj që kam shkruar—

58 Që ata të mund të sjellin fryte të përshtatshme për mbretërinë e Atit të tyre; përndryshe aty ngelet një ndëshkim dhe gjykim për t’u derdhur mbi fëmijët e Sionit.

59 Sepse a do ta ndotin fëmijët e mbretërisë tokën time të shenjtë? Në të vërtetë, unë ju them, Jo.

60 Në të vërtetë, në të vërtetë, unë ju them juve që i dëgjoni tani afjalët e mia, që janë zëri im, bekuar qofshi për aq sa i pranoni këto gjëra;

61 Sepse unë do t’jua afal të gjitha mëkatet me këtë urdhërim—që ju të mbeteni të qëndrueshëm në mendjet tuaja në bsolemnitet dhe në shpirtin e lutjes, në dhënien e dëshmisë për gjithë botën për ato gjëra që ju janë komunikuar.

62 Si rrjedhim, ashkoni në të gjithë botën; dhe në çfarëdo vendi që nuk mund të shkoni, duhet të dërgoni, që dëshmia të mund t’i shkojë nga ju gjithë botës, çdo krijese.

63 Dhe siç u thashë apostujve të mi, madje kështu ju them juve, sepse ju jeni aapostujt e mi, madje priftërinjtë e lartë të Perëndisë; ju jeni ata që Ati im m’i ka bdhënë; ju jeni cmiqtë e mi;

64 Si rrjedhim, siç u thashë apostujve të mi, unë ju them juve përsëri se çdo ashpirtbbeson në fjalët tuaja dhe pagëzohet me ujë për cheqjen e mëkateve, do të marrë dFrymën e Shenjtë.

65 Dhe këto ashenja do t’i ndjekin ata që besojnë—

66 Në emrin tim ata do të bëjnë shumë avepra të mrekullueshme;

67 aemrin tim ata do të dëbojnë demonë;

68 Në emrin tim ata do të ashërojnë të sëmurë;

69 Në emrin tim ata do të hapin sytë e të vërbërve dhe do të bëjnë të vijnë veshët e të shurdhërve;

70 Dhe gjuhët e memecëve do të flasin;

71 Dhe nëse ndokush do t’u japë ahelm, ai nuk do t’i lëndojë;

72 Dhe helmi i një gjarpri nuk do të ketë fuqi për t’i dëmtuar ata.

73 Por një urdhërim unë iu jap atyre, që ata nuk duhet të amburren për këto gjëra as t’i thonë ato përpara botës; sepse këto gjëra ju jepen juve për përfitimin tuaj dhe për shpëtim.

74 Në të vërtetë, në të vërtetë, unë ju them, ata që nuk i besojnë këto fjalë dhe nuk apagëzohen në ujë në emrin tim, për heqjen e mëkateve të tyre, që ata të mund të marrin Frymën e Shenjë, do të bmallkohen dhe nuk do të vijnë në mbretërinë e Atit tim, ku Ati im dhe unë jemi.

75 Dhe kjo zbulesë për ju, dhe urdhërim, është në veprim pikërisht që nga ky çast mbi të gjithë botën dhe ungjilli është mbi gjithë ata që nuk e kanë marrë atë.

76 Por, në të vërtetë unë u them të gjithë atyre të cilëve u është dhënë mbretëria—prej jush ai duhet t’u predikohet atyre, që ata të pendohen për veprat e tyre të mëparshme të liga; sepse ata duhet të qortohen për zemrat e tyre të liga të mosbesimit dhe vëllezërit tuaj në Sion për rebelimin e tyre ndaj jush në kohën kur unë ju dërgova.

77 Dhe përsëri unë ju them, miqtë e mi, sepse që tani e tutje unë do t’ju thërras miq, është e domosdoshme që unë t’jua jap këtë urdhërim, që ju të bëheni si miqtë e mi në ditët kur unë isha me ta, duke udhëtuar për të predikuar ungjillin me fuqi;

78 Sepse unë i bëra ata të mos kishin as açantë apo trastë, as dy tunika.

79 Vini re, unë ju dërgoj ta vini në provë botën dhe punëtori është i denjë për ashpërblimin e tij.

80 Dhe kushdo që do të shkojë e do të apredikojë këtë bungjill të mbretërisë dhe nuk dështon në qenien besnik në gjithçka, nuk do të jetë i këputur, as i ngrysur në mendje, as në trup, gjymtyrë, as kyçe; dhe asnjë cfije floku nga koka e tij nuk do të bjerë përtokë pa u vënë re. Dhe ata nuk do të shkojnë të uritur, as të etur.

81 Si rrjedhim, mos amendoni aspak për nesër, për çfarë do të hani apo çfarë do të pini, apo me çfarë do të visheni.

82 Sepse, merrni parasysh zambakët e fushës, si rriten ata, ata nuk punojnë as nuk tjerrin; dhe mbretëritë e botës, me gjithë lavdinë e tyre, nuk janë veshur si asnjë nga këta.

83 Sepse aAti juaj, që është në qiell, e bdi se ju keni nevojë për gjithë këto gjëra.

84 Si rrjedhim, e nesërmja duhet të akujdeset vetë për gjërat e saj.

85 As mos u shqetësoni që më parë se açfarë do të thoni; por bmblidhni vazhdimisht si thesar në mendjet tuaja fjalët e jetës dhe do t’ju cjepet në çastin e duhur ajo pjesë që do t’i shpërndahet çdo njeriu.

86 Si rrjedhim, askush mes jush, sepse ky urdhërim është për të gjithë abesnikët që thirren nga Perëndia në kishë për shërbesën, nga ky çast të mos marrë çantë apo trastë, askush që shkon për të shpallur këtë ungjill të mbretërisë.

87 Vini re, unë ju adërgoj për ta qortuar botën për gjithë veprimet e padrejta të tyre dhe për t’i mësuar ata për një gjykim që do të vijë.

88 Dhe kushdo që ju apranon ju, atje do të jem unë gjithashtu, sepse unë do të shkoj përpara fytyrës suaj. Unë do të jem në të djathtën e në të majtën tuaj dhe Shpirti im do të jetë në zemrat tuaja e bengjëjt e mi përreth jush, për t’ju ngritur lart.

89 Kushdo që ju pranon ju, më pranon mua; dhe po ai do t’ju ushqejë e do t’ju veshë dhe do t’ju japë para.

90 Dhe ai që ju ushqen apo ju vesh, apo ju jep para, nuk do ta ahumbasë kurrë shpërblimin e tij.

91 Dhe ai që nuk i bën këto gjëra, nuk është dishepulli im; në këtë mënyrë ju mund t’i njihni dishepujt e ami.

92 Ai që nuk ju pranon, largohuni prej tij krejtësisht vetëm dhe apastrojini këmbët madje me ujë, me ujë të pastër, qoftë në të nxehtë apo në të ftohtë, dhe i jepni dëshmi për atë Atit tuaj që është në qiell e mos u ktheni më tek ai njeri.

93 Dhe në çfarëdo fshat apo qytet të hyni, veproni njësoj.

94 Megjithatë, kërkoni me zell dhe mos u kurseni; dhe mjerë ajo shtëpi ose ai fshat apo qytet që s’ju pranon ju apo fjalët tuaja, apo dëshminë tuaj lidhur me mua.

95 Mjerë, them përsëri, ajo shtëpi ose ai fshat apo qytet që s’ju pranon ju apo fjalët tuaja, apo dëshminë tuaj për mua;

96 Sepse unë, i aPlotfuqishmi, i kam shtrirë duart e mia mbi kombet, për t’i bfshikulluar ata për cligësinë e tyre.

97 Dhe plagë do të përhapen, dhe ato nuk do të merren nga toka derisa unë ta kem përfunduar veprën time, e cila do të apërshpejtohet në drejtësi—

98 Derisa do të më njohin të gjithë ç’mbeten, madje nga më i vogli te më i madhi, dhe do të mbushen me diturinë e Zotit e do të ashohin sy për sy, dhe do ta ngrenë zërin e tyre e njëzëri do të bkëndojnë së bashku këtë këngë të re, duke thënë:

99 Zoti e ka sjellë përsëri Sionin;Zoti e ka ashëlbyer popullin e tij, bIzraelin,Sipas czgjedhjesdhirit,Që u plotësua nëpërmjet besimitDhe ebesëlidhjes së etërve të tyre.

100 Zoti e ka shëlbyer popullin e tij;Dhe Satani alidhet dhe koha s’është më.Zoti ka mbledhur gjithçka në bnjë.Zoti ka zbritur cSionin nga lart.Zoti ka dngritur Sionin nga poshtë.

101 aToka ka vuajtur dhe nxori forcën e sajDhe e vërteta është ngritur nga thellësia e saj;Dhe qiejt buzëqeshën mbi të;Dhe ajo është veshur me blavdinë e Perëndisë së saj;Sepse ai qëndron mes popullit të tij.

102 Lavdi dhe nder, dhe pushtet, dhe fuqi,Iu dhëntë Perëndisë tonë; sepse ai është plot amëshirë,Drejtësi, hir dhe të vërtetë, dhe bpaqe,Përherë e përgjithmonë, Amen.

103 Dhe përsëri, në të vërtetë, në të vërtetë, unë ju them, është e domosdoshme që çdo njeri që shkon për ta shpallur ungjillin tim të përjetshëm, që për aq sa ata kanë familje dhe marrin para si dhuratë, që ata duhet t’ua dërgojnë ato atyre ose t’i përdorin ato në dobi të tyre, ashtu siç i drejton Zoti, sepse kështu më duket mirë mua.

104 Dhe të gjithë ata që nuk kanë familje, të cilët marrin apara, duhet t’ia dërgojnë ato peshkopit në Sion ose peshkopit në Ohio, që ato të mund të përkushtohen për nxjerrjen e zbulesave dhe shtypjen e tyre dhe për ngritjen e Sionit.

105 Dhe nëse dikush ju jep ndonjë pallto apo kostum, merreni të vjetrin dhe jepuani të avarfërve dhe vazhdoni udhën tuaj të gëzuar.

106 Dhe nëse ndonjë mes jush është i fortë në Shpirt, le të amarrë me vete atë që është i dobët, që ai të lartësohet në bzemërbutësi, që ai të mund të forcohet gjithashtu.

107 Si rrjedhim, merrni me vete ata që shugurohen në priftërinë a të ulët dhe i dërgoni përpara jush, që të caktojnë takime e të përgatisin udhën dhe të bëjnë takimet që ju vetë nuk jeni në gjendje t’i bëni.

108 Vini re, kjo është mënyra se si apostujt e mi, në kohët e lashta, ngritën kishën time për mua.

109 Si rrjedhim, çdo njeri duhet të qëndrojë në detyrën e tij dhe të punojë në thirrjen e tij; dhe koka të mos u thotë këmbëve se nuk ka nevojë për këmbët; sepse pa këmbët si do të jetë në gjendje të qëndrojë trupi?

110 Gjithashtu trupi ka nevojë për çdo apjesë, që që të gjitha të mund të lartësohen së bashku, që sistemi të mund të mbahet i përsosur.

111 Dhe vini re, apriftërinjtë e lartë duhet të udhëtojnë dhe gjithashtu pleqtë e gjithashtu bpriftërinjtë më të ulët; por cdhjakët dhe dmësuesit duhet të caktohen për të evëzhguar mbi kishën, për të qenë shërbestarë që qëndrojnë në kishë.

112 Dhe peshkopi, Newel K. Whitney, gjithashtu duhet të udhëtojë përreth dhe mes gjithë kishave, duke kërkuar të varfërit, për t’u ashërbyer dëshirave të tyre duke bpërulur të pasurit dhe krenarët.

113 Ai duhet gjithashtu të punësojë një apërfaqësues për të patur në ngarkim dhe për të kryer biznesin e tij tokësor, ashtu siç do ta drejtojë ai.

114 Megjithatë, peshkopi duhet të shkojë në qytetin e New York-ut, gjithashtu në qytetin e Albany-së e gjithashtu në qytetin e Boston-it dhe t’i paralajmërojë njerëzit në ato qytete me zërin e ungjillit, me zë të lartë, lidhur me ashkatërrimin dhe prishjen e plotë që i pret ata, në qoftë se vërtet i mohojnë këto gjëra.

115 Sepse, nëse ata i mohojnë këto gjëra, ora e gjykimit të tyre është pranë dhe shtëpia e tyre do t’u lihet atyre e ashkretë.

116 Ai duhet të ketë abesim tek unë dhe nuk do të bngatërrohet; dhe asnjë cfije nga koka e tij nuk do të bjerë përtokë pa u vënë re.

117 Dhe në të vërtetë unë ju them juve, pjesës që mbetet të shërbëtorëve të mi, shkoni siç do t’jua lejojnë rrethanat, në thirrjet tuaja të ndryshme, në qytetet e fshatrat e mëdha e të dukshme, duke e qortuar botën me drejtësi për gjithë veprimet e tyre të padrejta dhe të paperëndishme, duke vendosur qartë dhe në mënyrë të kuptueshme shkatërrimin e neverisë në ditët e fundit.

118 Sepse, me ju, thotë Zoti i Plotfuqishmi, unë do t’i ashqyej mbretëritë e tyre; unë jo vetëm do ta btund tokën, por edhe qiejt plot yje do të dridhen.

119 Sepse unë, Zoti, kam shtrirë dorën time për të ushtruar fuqitë e qiellit; ju s’mund ta shihni atë tani, por, ja, dhe pak e do ta shihni dhe do të dini se unë jam dhe se unë do të avij e do të bmbretëroj me popullin tim.

120 Unë jam aAlfa dhe Omega, fillimi dhe fundi. Amen.