Shkrimet e Shenjta
Doktrina e Besëlidhje 76


Seksioni 76

Zbulesë dhënë Joseph Smith Profetit dhe Sidney Rigdon-it, në Hiram, Ohio, më 16 shkurt 1832 (History of the Church, 1:245–252). Në parathënie të shënimit të tij për këtë vegim, Profeti shkroi: “Pasi u ktheva nga konferenca e Amherst-it, rifillova përkthimin e Shkrimeve të Shenjta. Bazuar në zbulesa të ndryshme që ishin marrë, ishte e dukshme që shumë pika të rëndësishme lidhur me shpëtimin e njeriut ishin hequr nga Bibla ose ishin humbur përpara se ajo të përmblidhej. Dukej më se e qartë nga cilat të vërteta ishin lënë, se, nëse Perëndia e shpërblente këdo sipas veprave të bëra në mish, termi ‘Qiell’, që për shenjtorët do të thotë shtëpi e përjetshme, duhet të përfshijë më shumë sesa një mbretëri. Në përputhje me këtë, … ndërsa përkthenim Ungjillin e Shën Gjonit, unë dhe plaku Rigdon pamë vegimin që vijon” (History of the Church, 1:252). Ishte pasi Profeti kishte përkthyer Gjoni 5:29, që ky vegim u dha.

1–4, Zoti është Perëndi; 5–10, Misteret e mbretërisë do t’u zbulohen gjithë besimtarëve; 11–17, Të gjithë do të ngrihen në ringjalljen e të drejtëve ose të padrejtëve; 18–24, Banorët e shumë botëve janë bij dhe bija të lindur të Perëndisë përmes shlyerjes së Jezu Krishtit; 25–29, Një engjëll i Perëndisë ra dhe u bë djall; 30–49, Bijtë e humbjes vuajnë mallkim të përjetshëm; gjithë të tjerët fitojnë një farë shkalle të shpëtimit; 50–70, Lavdia dhe shpërblimi i qenieve të ekzaltuara në mbretërinë çelestiale përshkruhet; 71–80, Ata që do të trashëgojnë mbretërinë terrestriale, përshkruhen; 81–113, Gjendja e atyre në lavditë telestiale, terrestriale dhe çelestiale përshkruhet; 114–119, Besimtarët mund të shohin dhe të kuptojnë misteret e mbretërisë së Perëndisë me anë të fuqisë së Frymës së Shenjtë.

1 aDëgjoni, O ju qiej dhe vër vesh, O tokë, dhe gëzohuni ju banorë të saj, sepse Zoti është bPerëndi dhe përveç tij cnuk ka dShpëtimtar.

2 aE madhe është urtësia e tij, të bmrekullueshme janë udhët e tij dhe shtrirjen e veprave të tij askush nuk mund ta gjejë.

3 aQëllimet e tij nuk dështojnë as nuk ka ndonjë që mund ta ndalë dorën e tij.

4 Nga përjetësia në përjetësi ai është i anjëjtë dhe vitet e tij kurrë nuk bshteren.

5 Sepse kështu thotë Zoti—Unë, Zoti, jam i amëshirshëm dhe i hirshëm për ata që më kanë bfrikë dhe gëzohem t’i nderoj ata që më cshërbejnë në drejtësi dhe në të vërtetë deri në fund.

6 I madh do të jetë shpërblimi i tyre dhe e përjetshme do të jetë alavdia e tyre.

7 Dhe atyre unë do t’ua azbuloj gjithë bmisteret, po, gjithë misteret e fshehura të mbretërisë sime, që nga kohërat e lashta dhe për epokat që vijnë, do t’ua bëj të njohur atyre pëlqimin e mirë të vullnetit tim për të gjitha gjërat që lidhen me mbretërinë time.

8 Po, madje mrekullitë e përjetësisë do t’i njohin ata dhe gjërat që do të vijnë, do t’ua tregoj, madje gjërat e shumë brezave.

9 Dhe aurtësia e tyre do të jetë e madhe dhe të bkuptuarit e tyre do të arrijë qiellin; dhe përpara tyre urtësia e të urtëve do të chumbasë dhe zgjuarsia e të diturve do të bëhet hiç.

10 Sepse me anë të aShpirtit tim do t’i bndriçoj dhe me anë të cfuqisë sime do t’ua bëj të njohura sekretet e vullnetit tim—po, madje ato gjëra që dsyri s’i ka parë as veshi nuk i ka dëgjuar, as që kanë hyrë në zemrën e njeriut.

11 Ne, Joseph Smith i Riu dhe Sidney Rigdon, duke qenë në Shpirt, a ditën e gjashtëmbëdhjetë të shkurtit, në vitin e Zotit tonë një mijë e tetëqind e tridhjetë e dy—

12 Me anë të fuqisë së aShpirtit bsytë tanë u hapën dhe të kuptuarit tonë u ndriçua, kështu që të shihnim dhe të kuptonim gjërat e Perëndisë—

13 Madje ato gjëra që ishin nga fillimi, përpara se bota të ishte, të cilat u shuguruan nga Ati, nëpërmjet Birit të tij të Vetëmlindur, që ishte në gjirin e Atit, madje që nga afillimi;

14 Për të cilin ne japim dëshmi; dhe dëshmia që ne japim, është plotësia e ungjillit të Jezu Krishtit, që është Biri, të cilin ne e pamë dhe me të cilin abiseduambvegimin hyjnor.

15 Sepse, ndërsa po bënim punën e apërkthimit, që Zoti na e kishte caktuar, arritëm tek vargu njëzet e nëntë i kapitullit të pestë të Gjonit, i cili na u dha si vijon—

16 Duke folur për ringjalljen e të vdekurve, lidhur me ata që do të adëgjojnë zërin e bBirit të Njeriut:

17 Dhe do të dalin; ata që kanë bërë amirë, në bringjalljen e të cdrejtëve; dhe ata që kanë bërë keq, në ringjalljen e të padrejtëve.

18 Tani kjo na bëri të mrekullohemi, sepse na u dha nga Shpirti.

19 Dhe ndërsa amedituam për këto gjëra, Zoti preku sytë e të kuptuarit tonë dhe ata u hapën e lavdia e Zotit shkëlqeu përreth.

20 Dhe ne vumë re alavdinë e Birit, në të bdjathtëcAtit, dhe morëm nga plotësia e tij;

21 Dhe pamë aengjëjt e shenjtë dhe ata që bshenjtërohen përpara fronit të tij, duke cadhuruar Perëndinë dhe Qengjin, të cilët e adhurojnë atë përherë e përgjithmonë.

22 Dhe tani, pas shumë dëshmive që janë dhënë për të, kjo është adëshmia, e fundit e të gjithave, që ne japim për të: Se ai bjeton!

23 Sepse ne e apamë atë, madje në të djathtën e bPerëndisë; dhe ne e dëgjuam zërin duke dhënë dëshmi se ai është i cVetëmlinduri i Atit—

24 Se nëpërmjet atij dhe prej tij, dhe përmes tij, bbotët janë e u krijuan dhe banorët e tyre janë cbij e bija të lindura të Perëndisë.

25 Dhe këtë ne e pamë gjithashtu dhe japim dëshmi, se një aengjëll i Perëndisë, që ishte në autoritet në praninë e Perëndisë, që ngriti krye kundër Birit të Vetëmlindur të cilin Ati e donte dhe i cili ishte në gjirin e Atit, u flak nga prania e Perëndisë dhe e Birit,

26 Dhe u quajt Humbje, sepse qiejt vajtuan për të—ai ishte aLuciferi, një bir i mëngjesit.

27 Dhe ne vështruam dhe shihni, ai ka arënë! ka rënë, madje një bir i mëngjesit!

28 Dhe ndërsa ne ishim ende në Shpirt, Zoti na urdhëroi që ne duhej ta shkruanim vegimin; pasi ne pamë Satanin, atë agjarpër të lashtë, madje bdjallin, që cngriti krye kundër Perëndisë dhe kërkoi të merrte mbretërinë e Perëndisë tonë dhe Krishtit të tij—

29 Prandaj ai u shpall aluftë shenjtorëve të Perëndisë dhe i mbështjell ata përreth.

30 Dhe ne pamë një vegim të vuajtjeve të atyre me të cilët ai bëri luftë dhe i mposhti, sepse kështu erdhi zëri i Zotit tek ne:

31 Kështu thotë Zoti lidhur me ata që e njohin fuqinë time dhe janë bërë pjesëmarrës të saj, dhe lejuan vetë përmes fuqisë së djallit të amposhteshin dhe të mohonin të vërtetën e të kundërshtonin fuqinë time—

32 Janë ata që janë abijtë e bhumbjes, për të cilët unë them se do të kishte qenë më mirë të mos ishin lindur kurrë;

33 Sepse ata janë enë të zemërimit, të dënuar të vuajnë zemërimin e Perëndisë, me djallin dhe engjëjt e tij në përjetësi;

34 Lidhur me të cilët unë kam thënë se nuk ka afalje në këtë botë, as në botën që vjen—

35 Sepse amohuan Shpirtin e Shenjtë pasi e kishin marrë atë dhe sepse mohuan Birin e Vetëmlindur të Atit, duke e bkryqëzuar vetë dhe duke e poshtëruar hapur atë.

36 Këta janë ata që do të shkojnë larg në aliqenin e zjarrit dhe të squfurit, me djallin dhe engjëjt e tij—

37 Dhe të vetmit mbi të cilët avdekja e dytë do të ketë ndonjë fuqi;

38 Po, në të vërtetë, të avetmit që nuk do të shëlbehen në kohën e caktuar të Zotit, pas vuajtjeve të zemërimit të tij.

39 Sepse të gjithë ata që mbeten, do të anxirren me anë të bringjalljes së të vdekurve, nëpërmjet ngadhnjimit dhe lavdisë së cQengjit që u vra, i cili ishte në gjirin e Atit përpara se botët të bëheshin.

40 Dhe ky është aungjilli, lajmet e mira që zëri nga qiejt dha dëshmi për ne—

41 Se ai erdhi në botë, madje Jezusi, që të akryqëzohej për botën dhe të bmerrte mëkatet e cbotës, dhe ta dshenjtëronte botën, dhe ta epastronte atë nga gjithë padrejtësia;

42 Se nëpërmjet tij të gjithë mund të ashpëtohen, të cilët Ati i kishte vënë nën fuqinë e tij dhe i kishte bërë prej atij;

43 I cili përlëvdon Atin dhe i shpëton gjithë veprat e duarve të tij, përveç atyre bijve të humbjes që e mohojnë Birin, pasi Ati ta ketë zbuluar atë.

44 Prandaj ai i shpëton të tërë, përveç atyre—ata do të shkojnë larg në andëshkimbpërhershëm, që është ndëshkim i pafund, që është ndëshkim i përjetshëm, për të mbretëruar me cdjallin dhe engjëjt e tij në përjetësi, ku dkrimbi i tyre nuk vdes dhe zjarri nuk fiket, që është mundimi i tyre—

45 Dhe afundin e tij, as vendin e tij, as mundimin e tyre askush s’e njeh;

46 As nuk iu zbulua, as i është, as do t’i zbulohet njeriut, përveç atyre që bëhen pjesëmarrës të tij;

47 Megjithatë, unë, Zoti, ua tregoj atë me anë të vegimit shumë vetëve, por menjëherë e mbyll atë përsëri;

48 Si rrjedhim, fundin, gjerësinë, lartësinë, athellësinë dhe mjerimin e tij ata nuk e kuptojnë, as ndonjë njeri, përveç atyre që bshugurohen në këtë cdënim.

49 Dhe ne dëgjuam zërin duke thënë: Shkruajeni vegimin, sepse ja, ky është qëllimi i vegimit të vuajtjeve të të paperëndishmëve.

50 Dhe përsëri ne japim dëshmi—pasi ne pamë e dëgjuam dhe kjo është adëshmia e ungjillit të Krishtit lidhur me ata që do të vijnë në bringjalljen e të drejtëve—

51 Janë ata që morën dëshminë e Jezusit dhe abesuan në emër të tij e u bpagëzuan sipas cmënyrës së varrimit të tij, duke u dvarrosur në ujë në emër të tij, dhe kjo sipas urdhërimit që ai ka dhënë—

52 Se me anë të zbatimit të urdhërimeve ata mund të alahen e bpastrohen nga gjithë mëkatet e tyre dhe mund të marrin Shpirtin e Shenjtë me anë të vënies së cduarve prej atij që dshugurohet dhe vuloset në këtë efuqi;

53 Dhe të cilët kanë sukses nëpërmjet besimit dhe avulosen me anë të bShpirtit të Shenjtë të premtimit, që Ati e derdh mbi gjithë ata që janë të drejtë dhe të vërtetë.

54 Janë ata që janë kisha e të aParëlindurit.

55 Janë ata, në duart e të cilëve Ati ka dhënë agjithçka

56 Janë ata që janë apriftërinj dhe mbretër, të cilët kanë marrë nga plotësia e tij dhe nga lavdia e tij;

57 Dhe janë apriftërinj të Më të Lartit, sipas urdhërit të Melkizedekut, i cili ishte sipas urdhërit të bEnokut, i cili ishte sipas curdhërit të Birit të Vetëmlindur.

58 Prandaj, siç është shkruar, ata janë aperëndi, madje bbijtë e cPerëndisë

59 Prandaj, a gjitha gjërat janë të tyret, qoftë jetë apo vdekje, ose gjërat e tanishme, ose gjërat që do të vijnë, të gjitha janë të tyret dhe ata janë të Krishtit e Krishti është i Perëndisë.

60 Dhe ata do të amposhtin gjithçka.

61 Prandaj, askush të mos apërlëvdohet në njeriun, por më mirë të bpërlëvdohet në Perëndinë, i cili do t’i cnënshtrojë të gjithë armiqtë nën këmbët e tij.

62 Këta do të abanojnëbprani të Perëndisë dhe Krishtit të tij përherë e përgjithmonë.

63 Këta janë aata që ai do t’i sjellë me vete, kur të bvijë në retë e qiellit për të cmbretëruar në tokë mbi popullin e tij.

64 Këta janë ata që do të kenë pjesë në ringjalljen e aparë.

65 Këta janë ata që do të dalin në aringjalljen e të drejtëve.

66 Këta janë ata që kanë ardhur në amalin bSion dhe në qytetin e Perëndisë së gjallë, vendin qiellor, më të shenjtin e të gjithëve.

67 Këta janë ata që kanë ardhur me një mori të panumërt engjëjsh, me kuvendin e përgjithshëm dhe me kishën e aEnokut dhe të të bParëlindurit.

68 Këta janë ata, emrat e të cilëve ashkruhen në qiell, ku Perëndia dhe Krishti janë bgjykatësi i të gjithëve.

69 Këta janë ata që janë njerëz të adrejtë, të bërë të bpërsosur nëpërmjet Jezusit, ndërmjetësit të cbesëlidhjes së re, i cili e kreu këtë dshlyerje të përsosur nëpërmjet derdhjes së vetë egjakut të tij.

70 Këta janë ata, trupat e të cilëve janë açelestialë, blavdia e të cilëve është ajo e cdiellit, madje lavdia e Perëndisë, më të lartit të të gjithëve, lavdi që diellin në kupën e qiellit është shkruar të ketë të ngjashëm.

71 Dhe përsëri, ne vështruam botën aterrestriale dhe, vini re e shihni, këta janë ata që janë të terrestrialit, lavdia e të cilëve ndryshon nga ajo e kishës së të Parëlindurit që ka marrë plotësinë e Atit, madje si ajo e bhënës ndryshon nga dielli në kupën qiellore.

72 Vini re, këta janë ata që vdiqën apa bligj;

73 Dhe gjithashtu ata që janë ashpirtrat e njerëzve të mbajtur në bburg, të cilët Biri i vizitoi dhe u cpredikoi dungjillin, që ata të mund të gjykohen sipas njerëzve në mish;

74 Të cilët nuk morën adëshmi për Jezusin në mish, por më pas e morën atë.

75 Këta janë ata që janë burra të ndershëm të tokës, të cilët ishin të verbuar nga dredhitë e njerëzve.

76 Këta janë ata që marrin nga lavdia e tij, por jo nga plotësia e tij.

77 Këta janë ata që marrin nga prania e Birit, por jo nga plotësia e Atit.

78 Prandaj, ata janë atrupa tokësorë e jo trupa çelestialë dhe ndryshojnë në lavdi si hëna ndryshon nga dielli.

79 Këta janë ata që nuk janë të aguximshëm në dëshminë e Jezusit; prandaj, ata nuk e marrin kurorën mbi mbretërinë e Perëndisë sonë.

80 Dhe tani ky është fundi i vegimit që ne pamë për terrestrialin, të cilin Zoti na urdhëroi ta shkruanim ndërsa ishim ende në Shpirt.

81 Dhe përsëri, ne pamë lavdinë e atelestialit, lavdia e të cilit është ajo më e vogla, madje si lavdia e yjeve ndryshon nga ajo e lavdisë së hënës në kupën qiellore.

82 Këta janë ata që nuk e pranuan ungjillin e Krishtit, as adëshminë e Jezusit.

83 Këta janë ata që nuk e mohojnë Shpirtin e Shenjtë.

84 Këta janë ata që flaken në aferr.

85 Këta janë ata që nuk do të shëlbehen nga adjalli deri në ringjalljen e bparë, derisa Zoti, madje Krishti cQengji, do të përfundojë veprën e tij.

86 Këta janë ata që nuk marrin nga plotësia e tij në botën e përjetshme, por nga Shpirti i Shenjtë nëpërmjet shërbimit të terrestrialit;

87 Dhe terrestriali nëpërmjet ashërbimit të çelestialit.

88 Dhe gjithashtu telestiali e merr atë nga administrimi i engjëjve të cilët caktohen për t’u shërbyer atyre ose të cilët caktohen të jenë shpirtra shërbestarë për ta; sepse ata do të jenë trashëgimtarë të shpëtimit.

89 Dhe kështu ne pamë, në vegimin qiellor, lavdinë e telestialit, që tejkalon çdo zgjuarsi;

90 Dhe askush nuk e di atë, përveç atij të cilit Perëndia ia ka zbuluar.

91 Dhe kështu ne pamë lavdinë e terrestrialit, e cila e kapërcen në gjithçka lavdinë e telestialit, madje në lavdi dhe në pushtet, dhe në fuqi, dhe në sundim.

92 Dhe kështu ne pamë lavdinë e çelestialit, e cila kapërcen në gjithçka—ku Perëndia, madje Ati, mbretëron mbi fronin e tij përherë e përgjithmonë;

93 Përpara fronit të të cilit gjithë gjërat përkulen me anderim të përulur dhe i japin atij lavdi përherë e përgjithmonë.

94 Ata që banojnë në aprani të tij, janë kisha e të bParëlindurit; dhe ata shohin ashtu siç shihen dhe cnjohin ashtu siç njihen, duke patur marrë nga plotësia e tij dhe nga dhiri i tij;

95 Dhe ai i bën ata të abarabartë në fuqi dhe në pushtet, dhe në sundim.

96 Dhe lavdia e çelestialit është një, madje siç është lavdia e adiellit një.

97 Dhe lavdia e terrestrialit është një, madje siç është një lavdia e hënës.

98 Dhe lavdia e telestialit është një, madje siç është një lavdia e yjeve; sepse, ashtu si një yll ndryshon nga një yll tjetër në lavdi, madje kështu ndryshon njëri nga tjetri në lavdi në botën telestiale;

99 Sepse këta janë ata që janë të aPalit dhe të Apolit, dhe të Kefës.

100 Këta janë ata që thonë se janë disa të njërit e disa të tjetrit—disa të Krishtit e disa të Gjonit, dhe disa të Moisiut, dhe disa të Elias, dhe disa të Esaias, dhe disa të Isaias, dhe disa të Enokut;

101 Por nuk e pranuan ungjillin, as dëshminë e Jezusit, as profetët, as besëlidhjen e apërjetshme.

102 Së fundi fare, këta të gjithë janë ata që nuk do të mblidhen me shenjtorët, për t’u arrëmbyer me bkishën e të Parëlindurit dhe për t’u marrë mbi re.

103 Këta janë aata që janë bgënjeshtarë dhe magjistarë, dhe ckurorëshkelës, dhe kurvërues, dhe kushdo që do e bën një gënjeshtër.

104 Këta janë ata që do të vuajnë azemërimin e Perëndisë në tokë.

105 Këta janë ata që do të vuajnë ahakmarrjen e zjarrit të përjetshëm.

106 Këta janë ata që flaken në aferr dhe bvuajnë zemërimin e Perëndisë së cPlotfuqishëm, deri në dplotësinë e kohëve, kur Krishti do t’i ketë enënshtruar gjithë armiqtë nën këmbët e tij dhe do ta ketë fpërsosur veprën e tij;

107 Kur ai do t’ia dorëzojë mbretërinë dhe do t’ia paraqesë atë Atit, të panjollë, duke thënë: Unë kam kapërcyer dhe e kam ashkelur bpresën e verës i vetëm, madje presën e verës së egërsisë së zemërimit të Perëndisë së Plotfuqishëm.

108 Atëherë do të kurorëzohet ai me kurorën e lavdisë së tij, për t’u ulur në afronin e pushtetit të tij për të mbretëruar përherë e përgjithmonë.

109 Por vini re dhe shihni, ne pamë lavdinë dhe banorët e botës telestiale, që ata ishin aq të panumërt, sa yjet në kupën e qiellit ose sa rëra në breg të detit.

110 Dhe dëgjuam zërin e Zotit duke thënë: Këta të gjithë do të përkulin gjunjët dhe çdo gjuhë do t’i arrëfejë atij që ulet në fron përherë e përgjithmonë;

111 Sepse ata do të gjykohen sipas veprave të tyre dhe çdonjëri do të marrë sipas aveprave të tij, vetë sundimin e tij, në bbanesat që janë përgatitur;

112 Dhe ata do të jenë shërbëtorë të Më të Lartit; por atje aku Perëndia dhe Krishti bbanojnë, ata nuk mund të vijnë, botë pa fund.

113 Ky është fundi i vegimit që ne pamë, të cilin u urdhëruam ta shkruajmë ndërsa ishim ende në Shpirt.

114 Por të amëdha e të mrekullueshme janë veprat e Zotit dhe bmisteret e mbretërisë së tij që ai na i tregoi, të cilat tejkalojnë çdo zgjuarsi në lavdi dhe në fuqi, dhe në sundim.

115 Të cilat ai na urdhëroi se nuk duhej t’i shkruanim ndërsa ishim ende në Shpirt dhe që nuk janë të alejuara për njeriun t’i thotë;

116 As është njeriu i aaftë t’i bëjë të ditura, sepse ato duhet vetëm të shihen dhe të bkuptohen nëpërmjet fuqisë së Shpirtit të Shenjtë, që Perëndia e jep mbi ata që e duan atë dhe pastrohen përpara tij;

117 Të cilëve ai ua jep këtë privilegj që të shohin e të dinë vetë;

118 Që nëpërmjet fuqisë dhe manifestimit të Shpirtit, ndërsa në mish, ata të mund të jenë në gjendje t’i bëjnë ballë pranisë së tij në botën e lavdisë.

119 Dhe Perëndisë dhe Qengjit i qoftë lavdia dhe nderi, dhe zotërimi përherë e përgjithmonë. Amen.