Shkrimet e Shenjta
Doktrina e Besëlidhje 63


Seksioni 63

Zbulesë dhënë nëpërmjet Joseph Smith Profetit, në Kirtland, Ohio, nga fundi i gushtit 1831 (History of the Church, 1:206–211). Profeti, Sidney Rigdon dhe Oliver Cowdery kishin arritur në Kirtland më 27 gusht nga vizita e tyre në Missouri. Në parathënie të kësaj zbulese, Profeti shkroi: “Në këto ditë të foshnjërisë së Kishës, pati shumë shqetësim për të fituar fjalën e Zotit për çdo çështje që në ndonjë mënyrë lidhej me shpëtimin tonë; dhe ngaqë toka e Sionit ishte tani objekti më i rëndësishëm tokësor i marrë parasysh, unë i kërkova Zotit informacion të mëtejshëm lidhur me mbledhjen e Shenjtorëve dhe blerjen e tokës dhe çështje të tjera” (History of the Church, 1:207).

1–6, Dita e zemërimit do të vijë mbi të ligjtë; 7–12, Shenja vijnë nëpërmjet besimit; 13–19, Kurorëshkelësit në zemër do ta mohojnë besimin dhe do të flaken në liqenin e zjarrit; 20, Besnikët do të marrin trashëgim mbi tokën e ndryshuar; 21, Një rrëfim i plotë i ngjarjeve në malin e Shpërfytyrimit nuk është zbuluar ende; 22–23, Të bindurit marrin misteret e mbretërisë; 24–31, Trashëgimitë në Sion duhet të blihen; 32–35, Zoti shpall luftëra dhe të ligjtë vrasin të ligjtë; 36–48, Shenjtorët duhet të mblidhen në Sion dhe të sigurojnë para për ta ngritur atë; 49–54, Bekime u sigurohen besnikëve në Ardhjen e Dytë, në Ringjallje dhe gjatë Mijëvjeçarit; 55–58, Kjo është një ditë paralajmërimi; 59–66, Emri i Zotit përdoret më kot prej atyre që e përdorin atë pa autoritet.

1 Binduni, O ju njerëz, dhe hapni zemrat e vini vesh nga larg; dhe dëgjoni, ju që e quani veten populli i Zotit, e mbani vesh fjalën e Zotit dhe vullnetin e tij lidhur me ju.

2 Po, në të vërtetë, unë them, dëgjoni fjalën e atij, inati i të cilit ndizet kundër të ligjve dhe arebelëve;

3 I cili dëshiron të marrë madje ata që ai do të amarrë dhe do të mbajë në jetë ata që do të mbajë;

4 I cili ndërton sipas vullnetit dhe dëshirës së tij; dhe shkatërron kur kënaqet dhe është në gjendje ta flakë shpirtin poshtë në ferr.

5 Vini re, unë, Zoti, e lëshoj zërin tim dhe atij duhet t’i bindeni.

6 Prandaj, në të vërtetë unë them, të ligjtë duhet të vënë vesh dhe rebelët të kenë frikë e të dridhen; dhe ata që s’besojnë, duhet ta mbajnë gojën, sepse adita e zemërimit do të vijë mbi ta si një bfurtunë dhe gjithë mishi do ta cdijë se unë jam Perëndi.

7 Dhe ai që kërkon ashenja, do të shohë shenja, po jo për shpëtim.

8 Në të vërtetë, unë ju them, ka shumë mes jush që kërkojnë shenja dhe ka patur të tillë madje që nga fillimi;

9 Por, vini re, besimi nuk vjen me anë të shenjave, por shenjat i ndjekin ata që besojnë.

10 Po, shenja vijnë nëpërmjet abesimit, jo nëpërmjet vullnetit të njerëzve dhe as siç u pëlqen atyre, por nëpërmjet vullnetit të Perëndisë.

11 Po, shenja vijnë nëpërmjet besimit, deri në vepra të fuqishme, sepse pa abesim askush s’e kënaq Perëndinë; dhe me atë që Perëndia është i zemëruar, ai nuk është mjaft i kënaqur; prandaj, të tillëve ai s’u tregon asnjë shenjë, përveçse në bzemërim për cdënimin e tyre.

12 Prandaj, unë, Zoti, nuk jam i kënaqur me ata mes jush që kanë kërkuar shenja e mrekulli për besim dhe jo për të mirën e njerëzve për lavdinë time.

13 Megjithatë, unë jap urdhërime dhe shumë vetë janë larguar nga urdhërimet e mia e nuk i kanë mbajtur ato.

14 Kishte mes jush akurorëshkelës e kurorëshkelëse; disa prej të cilëve janë larguar prej jush dhe të tjerë mbeten me ju, që më pas do të zbulohen.

15 Të tillët duhet të hapin sytë dhe të pendohen me shpejtësi, përndryshe gjykimi do të vijë mbi ta si një lak dhe marrëzia e tyre do të manifestohet e veprat e tyre do t’i ndjekin ata në sytë e njerëzve.

16 Dhe në të vërtetë unë ju them, siç kam thënë më parë, ai që e asheh një grua për ta bdëshiruar ose, nëse ndonjë do të shkelë cbesnikërinë bashkëshortore në zemrën e tij, ata nuk do ta kenë Shpirtin, por do ta mohojnë besimin dhe do të kenë frikë.

17 Prandaj, unë, Zoti, kam thënë se afrikacakët dhe të pabesët, dhe gjithë bgënjeshtarët, dhe kushdo që e do dhe e cbën një gënjeshtër, dhe kurvëruesit, dhe magjistarët, do të kenë pjesën e tyre në atë dliqen që digjet me zjarr e squfur, që është evdekja e dytë.

18 Në të vërtetë unë them se ata nuk do të kenë pjesë në aringjalljen e parë.

19 Dhe tani vini re, unë, Zoti, ju them se ju nuk ashfajësoheni, sepse këto gjëra janë mes jush.

20 Megjithatë, ai që aduron me besim dhe bën vullnetin tim, do të dalë fitimtar dhe do të marrë btrashëgim mbi tokën, kur dita e shpërfytyrimit do të vijë;

21 Kur atoka do të bshpërfytyrohet, madje sipas modelit që iu tregua apostujve të mi në cmal, rrëfim prej të cilit plotësinë ju nuk e keni marrë ende.

22 Dhe tani, në të vërtetë unë ju them, se ashtu siç thashë që unë do t’jua bëj të njohur vullnetin tim juve, vini re unë do t’jua bëj të njohur atë, jo me anë të urdhërimit, sepse ka shumë që nuk përpiqen t’i mbajnë urdhërimet e mia.

23 Por atij që i mban urdhërimet e mia, unë do t’i jap amisteret e mbretërisë sime dhe ato do të jenë në të një burim uji të bgjallë, cduke gufuar në jetë të përjetshme.

24 Dhe tani, vini re, ky është vullneti i Zotit, Perëndisë tuaj, lidhur me shenjtorët e tij, që ata duhet të mblidhen së bashku në tokën e Sionit, jo me nxitim, që të mos ketë rrëmujë, e cila sjell sëmundje.

25 Vini re, tokën e aSionit—unë, Zoti, e mbaj atë në duart e mia;

26 Megjithatë, unë, Zoti, i jap aCezarit atë që është e Cezarit.

27 Prandaj, unë, Zoti, dëshiroj që ju t’i blini këto toka, që të mund të keni epërsi ndaj botës, që të mund të keni pretendim mbi botën, që ata të mos nxiten në zemërim.

28 Sepse aSatani shtie në zemrat e tyre që të zemërohen kundër jush dhe të derdhin gjak.

29 Prandaj, toka e Sionit nuk do të fitohet përveçse me anë të blerjes ose me anë të gjakut, përndryshe nuk ka trashëgim për ju.

30 Dhe në qoftë se me blerje, vini re, ju jeni të bekuar;

31 Dhe në qoftë se me anë të gjakut, ngaqë ju është ndaluar të derdhni gjak, kujdes, armiqtë tuaj do t’ju sulmojnë dhe ju do të zboheni nga qyteti në qytet e nga sinagoga në sinagogë dhe vetëm pak do të mbetet për të marrë trashëgimi.

32 Unë, Zoti, jam i zemëruar me të ligjtë; unë e përmbaj Shpirtin tim prej banorëve të tokës.

33 Unë jam përbetuar në zemërimin tim e kam shpallur aluftëra mbi faqen e tokës dhe të ligjtë do të vrasin të ligjtë e frikë do të vijë mbi këdo;

34 Dhe ashenjtorët gjithashtu mezi do të shpëtojnë; megjithatë, unë, Zoti, jam me ta dhe do të bzbres në qiell nga prania e Atit tim dhe do t’i shkatërroj të cligjtë me dzjarr të pashuar.

35 Dhe vini re, kjo nuk është ende, por pas pak.

36 Prandaj, duke parë që unë, Zoti, i kam shpallur gjithë këto gjëra mbi faqen e dheut, unë dëshiroj që shenjtorët e mi të mblidhen në tokën e Sionit;

37 Dhe që çdokush të marrë adrejtësi në duart e tij e besnikëri në ijët e tij dhe të ngrejë një b paralajmërues për banorët e tokës; dhe të shpallë si me anë të fjalës, edhe me anë të clargimit, se shkatërrim do të vijë mbi të ligjtë.

38 Prandaj, dishepujt e mi në Kirtland, të cilët banojnë në këtë fermë, duhet t’i rregullojnë problemet e tyre tokësore.

39 Shërbëtori im Titus Billings, i cili ka përgjegjësi për të, duhet ta heqë duarsh tokën, që të mund të përgatitet në pranverën e ardhshme ta nisë udhëtimin e tij për në tokën e Sionit, me ata që banojnë mbi faqen e saj, me përjashtim të atyre që do t’i ruaj për veten time, të cilët nuk do të shkojnë derisa unë do t’i urdhëroj.

40 Dhe të gjitha paratë që mund të kursehen, nuk ka rëndësi për mua nëse janë pak apo shumë, duhet t’u dërgohen në tokën e Sionit atyre që i kam caktuar t’i marrin.

41 Vini re, unë, Zoti, do t’i jap shërbëtorit tim Joseph Smith të Riut fuqi që ai të jetë në gjendje të adallojë me anë të Shpirtit ata që do të shkojnë në tokën e Sionit dhe ata prej dishepujve të mi që do të mbeten pas.

42 Shërbëtori im Newel K. Whitney duhet ta mbajë dyqanin e tij apo, me fjalë të tjera, dyqanin, akoma për një kohë të shkurtër.

43 Megjithatë, ai duhet t’i japë gjithë paratë që mund t’i japë, për t’i dërguar në tokën e Sionit.

44 Vini re, këto gjëra janë në duart e tij, ai duhet të veprojë sipas urtësisë.

45 Në të vërtetë unë them, ai duhet të shugurohet si përfaqësues për dishepujt që do të mbeten pas dhe duhet të shugurohet në këtë fuqi;

46 Dhe tani me të shpejtë vizitoji kishat, duke ua parashtruar këto gjëra atyre, me shërbëtorin tim Oliver Cowdery. Vini re, ky është vullneti im, duke fituar para ashtu siç kam udhëzuar unë.

47 Ai që është abesnik e duron, do ta mposhtë botën.

48 Ai që dërgon thesare në tokën e Sionit, do të marrë atrashëgim në këtë botë dhe veprat e tij do ta ndjekin, dhe gjithashtu shpërblim në botën që vjen.

49 Po, dhe të bekuar janë të vdekurit që avdesin në Zotin, këtej e tutje, kur Zoti të vijë dhe gjithë gjërat e vjetra të bshkojnë e gjithë gjërat të bëhen të reja, ata do të cngrihen së vdekuri dhe nuk do të dvdesin më pas e do të marrin trashëgim përpara Zotit, në qytetin e shenjtë.

50 Dhe ai që jeton kur Zoti të vijë dhe e ka ruajtur besimin, alum si ai; megjithatë, atij i caktohet të bvdesë në moshën e njeriut.

51 Prandaj, fëmijët adobrriten derisa të bëhen pleq; pleqtë do të vdesin; por ata nuk do të flenë në pluhur, por do të cshndërrohen sa hap e mbyll sytë.

52 Prandaj, për këtë shkak i predikuan apostujt botës ringjalljen e të vdekurve.

53 Këto gjëra janë gjërat që ju duhet t’i kërkoni; dhe, duke folur sipas mënyrës së Zotit, ato janë tani fare apranë dhe në një kohë që vjen, madje në ditën e ardhjes së Birit të Njeriut.

54 Dhe deri në atë orë do të ketë avirgjëresha budallaçka mes të mençurave; dhe në atë ditë vjen një ndarje e plotë e të drejtëve nga të ligjtë; dhe në atë ditë do të dërgoj unë engjëjt e mi për të bshkulur të ligjtë e për t’i flakur ata në zjarr të pashuar.

55 Dhe tani vini re, në të vërtetë unë ju them, unë, Zoti, nuk jam i kënaqur me shërbëtorin tim aSidney Rigdon; ai u blartësua në zemrën e tij dhe nuk pranoi këshillë, por e brengosi Shpirtin;

56 Prandaj ashkrimi i tij nuk është i pranueshëm për Zotin dhe ai duhet të bëjë një tjetër; dhe nëse Zoti nuk e pranon atë, vini re, ai nuk qëndron më gjatë në detyrën në të cilën e kam caktuar.

57 Dhe përsëri, në të vërtetë unë ju them, aata që dëshirojnë në zemrat e tyre, në butësi, t’i bparalajmërojnë mëkatarët për pendim, ata duhet të shugurohen në këtë fuqi.

58 Pasi kjo është një ditë paralajmërimi dhe jo një ditë fjalësh të shumta. Pasi unë, Zoti, nuk duhet të vihem në lojë në ditët e fundit.

59 Vini re, unë jam nga lart dhe fuqia ime shtrihet poshtë. Unë jam përmbi të gjithë dhe në të gjithë, dhe përmes të gjithëve, dhe i akërkoj të gjitha gjërat e dita vjen që të gjitha gjërat do të më nënshtrohen mua.

60 Vini re, unë jam aAlfa dhe Omega, madje Jezu Krishti.

61 Prandaj, të gjithë njerëzit duhet të ruhen se si e zënë në gojë aemrin tim—

62 Sepse vini re, në të vërtetë unë them se ka shumë që janë nën këtë dënim, të cilët e përdorin emrin e Zotit dhe e përdorin atë më kot, duke mos patur autoritet.

63 Prandaj, kisha duhet të pendohet për mëkatet e tyre dhe unë, Zoti, do t’i zotëroj ata; përndryshe ata do të flaken.

64 Kujtoni se ajo që vjen nga lart, është e ashenjtë dhe duhet të bflitet me kujdes e me detyrimin e Shpirtit; dhe në këtë nuk ka dënim dhe ju e merrni Shpirtin cnëpërmjet lutjes; prandaj, pa këtë, mbetet dënimi.

65 Shërbëtorët e mi, Joseph Smith i Riu dhe Sidney Rigdon, duhet të kërkojnë një shtëpi, ashtu siç mësohen nëpërmjet alutjes me anë të Shpirtit.

66 Këto gjëra mbeten të kapërcehen nëpërmjet durimit, që këta të mund të marrin një apeshë të pamasë dhe të përjetshme blavdije, përndryshe, një dënim më të madh. Amen.