Shkrimet e Shenjta
Doktrina e Besëlidhje 50


Seksioni 50

Zbulesë dhënë nëpërmjet Joseph Smith Profetit, në Kirtland, Ohio, maj 1831 (History of the Church, 1:170–173). Profeti thotë se disa prej pleqve nuk i kuptuan manifestimet e shpirtrave të ndryshëm të përhapur në tokë dhe se kjo zbulesë u dha në përgjigje të kërkesës së tij të veçantë mbi çështjen. Të ashtuquajturit fenomene shpirtërore nuk ishin të pazakonshme midis anëtarëve, disa prej të cilëve shpallën të kishin marrë vegime e zbulesa.

1–5, Shumë shpirtra të rremë janë të përhapur në tokë; 6–9, Mjerë hipokritët dhe ata që janë flakur nga Kisha; 10–14, Pleqtë duhet të predikojnë ungjillin me anë të Shpirtit; 15–22, Si predikuesit, edhe dëgjuesit kanë nevojë të ndriçohen me anë të Shpirtit; 23–25, Ajo që nuk lartëson, nuk është nga Perëndia; 26–28, Besnikët janë zotëruesit e të gjitha gjërave; 29–36, Lutjet e të pastërve marrin përgjigje; 37–46, Krishti është Bariu i Mirë dhe Shkëmbi i Izraelit.

1 Dëgjoni, O ju pleq të kishës sime, dhe i vini veshin zërit të Perëndisë së gjallë; dhe i kushtoni vëmendje fjalëve të urtësisë, të cilat do t’ju jepen ashtu siç keni kërkuar dhe keni rënë dakort, lidhur me kishën dhe shpirtrat që po përhapen në tokë.

2 Vini re, në të vërtetë unë ju them se ka shumë shpirtra që janë ashpirtra të rremë, të cilët janë shpërndarë nëpër botë, duke mashtruar botën.

3 Dhe gjithashtu aSatani ka kërkuar t’ju mashtrojë që të mund t’ju mposhtë.

4 Vini re, unë, Zoti, kam vështruar mbi ju dhe kam parë neveri në kishën që ashpall se mban emrin tim.

5 Por bekuar ata që janë besnikë dhe adurojnë, qoftë në jetë ose në vdekje, sepse do të trashëgojnë jetë të përjetshme.

6 Por mjerë ata që janë amashtrues dhe hipokritë, sepse kështu thotë Zoti, unë do t’u sjell atyre gjykim.

7 Vini re, në të vërtetë unë ju them, ka ahipokritë mes jush që kanë mashtruar disa vetë, të cilëve u ka dhënë bkundërshtari cfuqi; por vini re, data do të kërkohen përsëri;

8 Por hipokritët do të zbulohen e do të aflaken, qoftë në jetë ose në vdekje, ashtu siç dëshiroj unë; dhe mjerë ata që flaken nga kisha ime, sepse do të mposhten nga bota.

9 Si rrjedhim, çdokush duhet të jetë i vëmendshëm, që ai të mos bëjë atë që nuk është e vërtetë dhe e drejtë para meje.

10 Dhe tani ejani, tha Zoti, me anë të Shpirtit, te pleqtë e kishës sime dhe le të adiskutojmë së bashku, që ju të mund të kuptoni;

11 Le të arsyetojmë sikurse një njeri arsyeton me një tjetër ballë për ballë.

12 Tani, kur një njeri arsyeton, ai kuptohet nga tjetri, ngaqë ai arsyeton si njeri; po kështu unë, Zoti, do të arsyetoj me ju, që ju të mund të akuptoni.

13 Si rrjedhim, unë, Zoti, ju bëj këtë pyetje—për çfarë u ashuguruat ju?

14 Për të predikuar ungjillin tim me anë të aShpirtit, madje të bNgushëlluesit, i cili u dërgua për të predikuar të vërtetën.

15 Dhe atëherë pranuat ju ashpirtra që nuk mund t’i kuptonit dhe i pranuat ata të ishin prej Perëndisë; dhe me këtë shfajësoheni?

16 Vini re, ju duhet t’i përgjigjeni kësaj pyetjeje vetë; megjithatë, unë do të jem i mëshirshëm me ju; ai që është i dobët mes jush, më pas do të bëhet i afortë.

17 Në të vërtetë unë ju them, ai që shugurohet prej meje dhe dërgohet për të apredikuar fjalën e së vërtetës me anë të Ngushëlluesit, në Shpirtin e së vërtetës, a e predikon atë me anë të bShpirtit të së vërtetës apo me ndonjë mënyrë tjetër?

18 Dhe nëse është me anë të ndonjë mënyre tjetër, nuk është prej Perëndisë.

19 Dhe përsëri, ai që e pranon fjalën e së vërtetës, a e bën këtë me anë të Shpirtit të së vërtetës apo me ndonjë mënyrë tjetër?

20 Nëse është ndonjë mënyrë tjetër, nuk është prej Perëndisë.

21 Prandaj, cila është arsyeja që ju nuk mund të kuptoni e të dini se ai që e pranon fjalën me anë të Shpirtit të së vërtetës, e pranon atë siç predikohet nga Shpirti i së vërtetës?

22 Si rrjedhim, ai që predikon dhe ai që pranon, e kuptojnë njëri-tjetrin dhe që të dy alartësohen e bgëzohen së bashku.

23 Dhe ajo që nuk lartëson, nuk është prej Perëndisë dhe është aerrësirë.

24 Ajo që është prej Perëndisë, është adritë; dhe ai që merr dritë e bvazhdon në Perëndinë, merr c shumë dritë; dhe ajo dritë shkëlqen gjithnjë e më shumë, derisa dita është e plotë.

25 Dhe përsëri, në të vërtetë unë ju them, dhe e them atë që ju të mund të dini të avërtetën, që ju të mund ta largoni errësirën nga mesi juaj;

26 Ai që shugurohet prej Perëndisë dhe dërgohet, po ai caktohet të jetë a i madhi, pavarësisht se është më i vogli dhe bshërbëtori i të gjithëve.

27 Si rrjedhim, ai është azotërues i të gjitha gjërave; sepse të gjitha gjërat i nënshtrohen atij, si në qiell, edhe mbi tokë, jeta dhe drita, Shpirti dhe bfuqia, të dërguara me anë të vullnetit të Atit nëpërmjet Jezu Krishtit, Birit të tij.

28 Por askush nuk është zotërues i të gjitha gjërave, nëse ai nuk apastrohet dhe blahet nga gjithë mëkati.

29 Dhe nëse pastroheni dhe laheni nga gjithë mëkati, ju duhet të akërkoni çfarëdo që dëshironi në emrin e Jezusit dhe do t’ju jepet.

30 Por dijeni këtë, do t’ju jepet çfarë do të kërkoni; dhe ngaqë jeni caktuar në akrye, shpirtrat do t’ju nënshtrohen.

31 Si rrjedhim, do të ndodhë që, nëse shihni një ashpirt që manifestohet, të cilin ju nuk mund ta kuptoni dhe nuk e pranoni atë shpirt, ju do t’i kërkoni Atit në emrin e Jezusit; dhe nëse ai nuk ua jep atë shpirt, atëherë mund ta dini se nuk është prej Perëndisë.

32 Dhe do t’ju jepet afuqi mbi atë shpirt; dhe ju duhet të shpallni kundër atij shpirti, me një zë të lartë, se nuk është prej Perëndisë—

33 Pa paditje afyese, që ju të mos mposhteni, as me bmburrje apo gëzim, që të mos kapeni prej tij.

34 Ai që merr nga Perëndia, duhet të jetë i përgjegjshëm për të ndaj Perëndisë; dhe duhet të gëzohet që ai konsiderohet nga Perëndia si i denjë për të marrë.

35 Dhe duke u vënë veshin e duke i bërë këto gjëra që i keni marrë e që do t’i merrni më pas—dhe ambretëria ju jepet nga Ati, dhe bfuqi për të kapërcyer të gjitha gjërat që nuk shugurohen prej tij—

36 Dhe vini re, në të vërtetë unë ju them, bekuar jeni ju që po i dëgjoni këto fjalë të miat nga goja e shërbëtorit tim, sepse mëkatet tuaja ju janë afalur.

37 Shërbëtori im Joseph Wakefield, në të cilin jam mjaft i kënaqur, dhe shërbëtori im aParley P. Pratt duhet të shkojnë mes kishave dhe t’i forcojnë ato nëpërmjet fjalës së bkëshillimit;

38 Dhe gjithashtu shërbëtori im John Corrill, ose të gjithë shërbëtorët e mi që shugurohen në këtë detyrë, dhe ata duhet të punojnë në avresht; dhe askush s’duhet t’i pengojë të bëjnë atë që unë u kam caktuar atyre—

39 Si rrjedhim, në këtë gjë shërbëtori im aEdward Partridge nuk shfajësohet; megjithatë, ai duhet të pendohet dhe do të falet.

40 Vini re, ju jeni fëmijë të vegjël dhe nuk mund t’i ambani të gjitha gjërat tani; ju duhet të brritenichir dhe në diturinë e së dvërtetës.

41 Mos kini afrikë, bfëmijë të vegjël, sepse ju jeni të mitë dhe unë e kam cmundur botën e ju jeni prej atyre që Ati im m’i ka ddhënë;

42 Dhe asnjë prej atyre që Ati im m’i ka dhënë, nuk do të ahumbasë.

43 Dhe Ati e unë jemi anjë. Unë jam në Atin dhe Ati në mua; dhe aq sa më keni pranuar mua, ju jeni në mua dhe unë në ju.

44 Si rrjedhim, unë jam në mes tuaj dhe unë jam abariu i mirë dhe bshkëmbi i Izraelit. Ai që ndërton mbi këtë cshkëmb, nuk do të bjerë dkurrë.

45 Dhe vjen dita që ju do të dëgjoni zërin tim e do të më ashihni dhe do ta dini se unë jam.

46 aRrini zgjuar, pra, që të mund të jini bgati. Madje kështu. Amen.