Shkrimet e Shenjta
Doktrina e Besëlidhje 105


Seksioni 105

Zbulesë dhënë nëpërmjet Joseph Smith Profetit, në lumin Fishing, Missouri, më 22 qershor 1834 (History of the Church, 2:108–111). Dhuna e turmave kundër Shenjtorëve në Missouri ishte rritur dhe grupe të organizuara prej konteve të ndryshme kishin shpallur qëllimin e tyre për t’i shkatërruar njerëzit. Profeti kishte ardhur nga Kirtland-i në krye të një pjese të njohur si Kampi i Sionit, duke sjellë veshje dhe furnizime me ushqime. Ndërsa kjo pjesë kishte ngritur kampin në lumin Fishing, Profeti mori zbulesën.

1–5, Sioni do të ndërtohet në përputhje me ligjin çelestial; 6–13, Shëlbimi i Sionit vonohet për një stinë të vogël; 14–19, Zoti do t’i luftojë betejat e Sionit; 20–26, Shenjtorët duhet të jenë të urtë dhe të mos mburren për vepra të fuqishme, ndërkohë që mblidhen; 27–30, Toka në Jackson dhe në kontetë përreth duhet të blihet; 31–34, Pleqtë duhet të marrin një dhurim në shtëpinë e Zotit në Kirtland; 35–37, Shenjtorët që thirren dhe gjithashtu zgjidhen, do të shenjtërohen; 38–41, Shenjtorët duhet t’i ngrenë një flamur paqeje botës.

1 Në të vërtetë unë ju them juve që jeni mbledhur së bashku, që të mund të mësoni vullnetin tim lidhur me ashëlbimin e popullit tim të munduar—

2 Vini re, unë ju them, po të mos ishte për ashkeljet e popullit tim, duke folur lidhur me kishën dhe jo individët, ata mund të ishin shëlbuar edhe tani.

3 Por vini re, ata nuk kanë mësuar të jenë të bindur ndaj gjërave që i kërkova nga duart e tyre, por janë plot me gjithë llojet e ligësisë dhe nuk u ajapin nga pasuria e tyre, sikurse u ka hije shenjtorëve, të varfërve dhe të munduarve mes tyre;

4 Dhe nuk janë të abashkuar sipas bashkimit të kërkuar nga ligji i mbretërisë çelestiale;

5 Dhe aSioni nuk mund të ndërtohet, bpo të mos jetë përmes parimeve të cligjit të mbretërisë çelestiale; përndryshe unë nuk mund ta pranoj atë për vete.

6 Dhe populli im duhet të andëshkohet derisa ata të mësojnë bbindjen, nëse duhet, nëpërmjet gjërave që i vuajnë.

7 Unë nuk flas lidhur me ata që caktohen për të udhëhequr popullin tim, të cilët janë pleqtë e aparë të kishës sime, sepse ata nuk janë të gjithë nën këtë dënim;

8 Por flas lidhur me kishat e mia në vende të tjera—ka shumë që do të thonë: Ku është Perëndia i tyre? Vini re, ai do t’i çlirojë ata në kohë shqetësimi, përndryshe ne nuk do të shkojmë në Sion dhe do t’i mbajmë paratë tona.

9 Prandaj, si pasojë e ashkeljeve të popullit tim, është e domosdoshme për mua që pleqtë e mi duhet të presin për një stinë të vogël për shëlbimin e Sionit—

10 Që ata vetë të mund të përgatiten dhe që populli im të mund të mësohet në mënyrë më të përsosur dhe të ketë përvojë e të dijë në mënyrë më të përsosur lidhur me adetyrën e tyre dhe gjërat që i kërkoj nga duart e tyre.

11 Dhe kjo nuk mund të bëhet që të ndodhë derisa apleqve të mi t’u bdhurohet fuqi nga lart.

12 Sepse vini re, unë kam përgatitur një dhurim e një bekim të madh që të aderdhet mbi ta, për aq sa ata janë besnikë dhe vazhdojnë me përulësi përpara meje.

13 Si rrjedhim, është e domosdoshme për mua që pleqtë e mi duhet të presin për një stinë të vogël për shëlbimin e Sionit.

14 Sepse vini re, unë nuk do të kërkoj nga duart e tyre të luftojnë beteja për Sionin; sepse, siç thashë në një urdhërim të mëparshëm, madje kështu do të përmbush—unë do t’i aluftoj betejat tuaja.

15 Vini re, ashkatërrimtarin e kam dërguar të shkatërrojë dhe shkretojë armiqtë e mi; dhe jo shumë vite më pas ata nuk do të lihen për ta ndotur trashëgiminë time dhe për të bblasfemuar me emrin tim, në tokat që unë i kam cpërkushtuar për mbledhjen së bashku të shenjtorëve të mi.

16 Vini re, unë e kam urdhëruar shërbëtorin tim, Joseph Smith të Riun, t’i thotë aforcës së shtëpisë sime, madje luftëtarëve të mi, të rinjve të mi dhe atyre me moshë mesatare, të mblidhen së bashku për shëlbimin e popullit tim dhe të rrëzojnë përtokë kullat e armiqve të mi e t’i shpërndajnë brojet e tyre;

17 Por forca e shtëpisë sime nuk ua ka vënë veshin fjalëve të mia.

18 Por për aq sa ka nga ata që ua vënë veshin fjalëve të mia, unë kam përgatitur një bekim dhe një adhurim për ta, në qoftë se qëndrojnë besnikë.

19 Unë i kam dëgjuar lutjet e tyre dhe do t’i pranoj sakrificat e tyre; dhe është e domosdoshme për mua që ata duhet të sillen kaq larg për një provë të abesimit të tyre.

20 Dhe tani, në të vërtetë unë ju them, një urdhërim ju jap që të gjithë ata që kanë ardhur këtu, të cilët mund të qëndrojnë në krahinën përreth, duhet të qëndrojnë;

21 Dhe ata që nuk munden, të cilët kanë familje në pjesën lindore, duhet të qëndrojnë për një stinë të vogël, për aq sa shërbëtori im Joseph do t’u caktojë;

22 Sepse unë do ta këshilloj atë lidhur me këtë çështje dhe gjithë gjërat që ai do t’u caktojë atyre, do të përmbushen.

23 Dhe të gjithë njerëzit e mi që jetojnë në krahinat përreth, duhet të jenë shumë besnikë e plot lutje dhe të përulur përpara meje dhe të mos i tregojnë gjërat që iu kam zbuluar atyre, derisa të jetë urtësi në mua që ata duhet t’i tregojnë.

24 Mos flisni për gjykime, as mos u amburrni me besimin, as veprat e fuqishme, por me kujdes mblidhuni së bashku, sa më shumë që të mundeni në një krahinë, në përputhje me ndjenjat e njerëzve;

25 Dhe vini re, unë do t’ju jap mirësi dhe hir në sytë e tyre, që ju të mund të pushoni në apaqe e siguri, ndërsa po u thoni njerëzve: Ushtroni gjykim dhe drejtësi për ne sipas ligjit dhe na shpërbleni për gabimet që na janë bërë.

26 Tani, vini re, unë ju them juve, miqve të mi, në këtë mënyrë ju mund të gjeni hir në sytë e njerëzve, deri sa aushtria e Izraelit të bëhet shumë e madhe.

27 Dhe unë do t’i zbus zemrat e popullit, siç bëra me zemrën e afaraonit, herë pas here, deri sa shërbëtori im Joseph Smith i Riu dhe pleqtë e mi, të cilët i kam caktuar, do të kenë kohë të mbledhin forcën e shtëpisë sime,

28 Dhe të kenë dërguar burra të aurtë për të përmbushur atë që kam urdhëruar lidhur me bblerjen e të gjitha tokave që mund të blihen në kontenë Jackson dhe në kontetë që kufizohen përreth.

29 Sepse është vullneti im që këto toka duhet të blihen; dhe pasi të blihen, që shenjtorët e mi duhet t’i zotërojnë ato sipas ligjeve të apërkushtimit që unë i kam dhënë.

30 Dhe pasi këto toka të blihen, unë do t’i quaj aushtritë e Izraelit të pafajshme për zotërimin e tokave të tyre, të cilat i kanë blerë më përpara me paratë e tyre, dhe për rrëzimin e kullave të armiqve të mi që mund të jenë mbi to, dhe për shpërndarjen e rojeve të tyre, dhe për bmarrjen e hakut tim ndaj armiqve të mi deri në brezin e tretë dhe të katërt të atyre që më urrejnë.

31 Por fillimisht ushtria ime duhet të bëhet e madhe dhe duhet të ashenjtërohet përpara meje, që të mund të bëhet e bukur si dielli dhe e qartë si bhëna dhe që flamurët e saj të mund të jenë të tmerrshëm për gjithë kombet;

32 Që mbretëritë e kësaj bote të mund të detyrohen të njohin se mbretëria e Sionit është me të vërtetë ambretëria e Perëndisë tonë dhe e Krishtit të tij; si rrjedhim, ne duhet t’u bnënshtrohemi ligjeve të tij.

33 Në të vërtetë unë ju them, është e domosdoshme për mua që pleqtë e parë të kishës sime duhet ta marrin adhurimin e tyre nga lart, në shtëpinë time, të cilën e kam urdhëruar të ngrihet në emrin tim në tokën e Kirtland-it.

34 Dhe ato urdhërime që kam dhënë lidhur me Sionin dhe aligjet e tij, duhet të kryhen dhe të përmbushen, pas shëlbimit të tij.

35 Ka patur një ditë athirrjeje, por koha ka ardhur për një ditë zgjedhjeje; dhe duhet të zgjidhen ata që janë të bdenjë.

36 Dhe do t’i manifestohen shërbëtorit tim, me anë të zërit të Shpirtit, ata që janë azgjedhur; dhe ata do të bshenjtërohen;

37 Dhe për aq sa e ndjekin akëshillën që marrin, ata do të kenë fuqi pas shumë ditësh për të përmbushur gjithë gjërat që lidhen me Sionin.

38 Dhe përsëri unë ju them, bëni apel për paqe, jo vetëm njerëzve që ju kanë goditur, por gjithashtu të gjithë njerëzve;

39 Dhe ngrini një aflamur bpaqeje dhe u bëni thirrje për paqe fundeve të tokës;

40 Dhe u bëni propozime për paqe atyre që ju kanë goditur, sipas zërit të Shpirtit që është në ju, dhe gjithë agjërat do të veprojnë së bashku për të mirën tuaj.

41 Si rrjedhim, jini besnikë; dhe vini re, dhe shihni, unë jam ame ju madje deri në fund. Madje kështu. Amen.