Shkrimet e Shenjta
Mosia 14


Kapitulli 14

Isaia flet si Mesia—Tregohen poshtërimi dhe vuajtjet e Mesias—Ai e bën shpirtin e tij një dhuratë për mëkatin dhe bën ndërmjetësi për shkelësit—Krahaso Isaia 53. Rreth 148 para K.

1 Po, nuk thotë edhe Isaia: Kush e ka besuar lajmin tonë dhe kujt i është treguar krahu i Zotit?

2 Pasi ai do të rritet para tij si një bimë e njomë dhe si një rrënjë që del nga toka e thatë; ai s’ka as trajtë, as hijeshi; dhe kur ne do ta shohim atë, nuk do të ketë bukuri për ta dëshiruar.

3 Ai është i përbuzur dhe i braktisur nga njerëzit; një njeri dhembjesh dhe i familjarizuar me vuajtje, sikurse ai, përballë të cilit gjithëkush fsheh fytyrën, i përbuzur dhe ne nuk e çmuam.

4 Me siguri, ai ka ambajtur bbrengat tona dhe qe i ngarkuar me dhimbjet tona; megjithatë, ne e çmonim atë të goditur, të rrahur nga Perëndia dhe të mjeruar.

5 Por, ai u plagos për ashkeljet tona, ai u shtyp për paudhësitë tona; ndëshkimi i paqes sonë ishte mbi të; dhe me vurratat e tij, ne bu shëruam.

6 Ne të gjithë, si adele, kemi shkuar në udhën e gabuar; secili prej nesh ka vajtur në udhën e vet; dhe Zoti ka vënë mbi të, paudhësitë e ne të gjithëve.

7 aAi ishte i shtypur dhe ishte i pikëlluar, por nuk e hapi gojën; ai u soll si një bqengj që çohet në thertore dhe sikur një dele para atyre që e qethin nuk thotë gjë, kështu ai nuk e hapi gojën.

8 Ai u mor nga burgu dhe nga gjykimi; dhe kush do ta shpallë brezin e tij? Pasi ai ishte përjashtuar nga toka e të gjallëve; pasi për shkeljet e popullit tim ai u godit.

9 Dhe varrin e tij e pati me të ligjtë, por qe me të apasurin në vdekjen e tij; meqë ai s’kishte bërë ndonjë të bkeqe dhe nuk kishte dalë ndonjë mashtrim nga goja e tij.

10 Por, i pëlqeu Zotit ta mavijoste; ai e vuri në pikëllim; pasi të ketë dhënë shpirtin e tij si fli për mëkatin, ai do të shohë afarën e tij, ai do të zgjasë ditët e tij dhe kënaqësia e Zotit do të përparojë në dorën e tij.

11 Ai do të shohë vuajtjet e shpirtit të tij dhe do të jetë i kënaqur; nga dituria e tij shërbëtori im i drejtë do të shfajësojë shumë; pasi ai do të ambajë paudhësitë e tyre.

12 Prandaj unë do t’i ndaj atij një pjesë me të mëdhenjtë dhe ai do ta ndajë plaçkën me të fortët; sepse ai i dha shpirtin e tij vdekjes dhe u numërua me shkelësit; dhe ai mbajti mëkatet e shumë vetave dhe bëri andërmjetësi për shkelësit.