Shkrimet e Shenjta
Helamani 8


Kapitulli 8

Gjykatësit e korruptuar përpiqen të nxitin popullin kundër Nefit—Abrahami, Moisiu, Zenosi, Zenoku, Eziasi, Isaia, Jeremia, Lehi dhe Nefi, të gjithë, dëshmuan për Krishtin—Nëpërmjet frymëzimit, Nefi njofton vrasjen e kryegjykatësit. Rreth 23–21 para K.

1 Dhe tani ndodhi që pasi Nefi tha këto fjalë, vini re, aty kishte njerëz që ishin gjykatës që bënin pjesë edhe në bandën e fshehtë të Gadiantonit dhe u zemëruan, dhe thirrën me zë të lartë kundër tij, duke i thënë popullit: Përse nuk e kapni këtë njeri dhe ta sillni këtu, që të dënohet sipas krimit që ka bërë?

2 Përse e shikoni këtë njeri dhe e dëgjoni atë të shajë këtë popull dhe ligjin tonë?

3 Pasi vini re, Nefi u kishte folur atyre në lidhje me korruptimin e ligjit të tyre; po, shumë gjëra tha Nefi që nuk mund të shkruhen; dhe ai nuk tha asgjë që të ishte në kundërshtim me urdhërimet e Perëndisë.

4 Dhe ata gjykatës ishin zemëruar me të, pasi ai u afoli haptas në lidhje me punët e tyre të fshehta të errësirës; megjithatë ata nuk guxonin të vinin duart e tyre mbi të, pasi kishin frikë nga njerëzit se mund të thërrisnin me zë të lartë kundër tyre.

5 Prandaj ata i thirrën popullit, duke thënë: Përse duroni që ky njeri të thotë fjalë të rënda kundër nesh? Pasi vini re, ai e dënon të gjithë këtë popull, madje deri në shkatërrim; po, dhe gjithashtu, që këto qytetet tona të mëdha do të na merren, që ne të mos kemi vend në to.

6 Dhe tani ne e dimë se kjo është e pamundur, pasi vini re, ne jemi të fuqishëm dhe qytetet tona janë të mëdha, prandaj armiqtë tanë nuk mund të kenë fuqi mbi ne.

7 Dhe ndodhi që kështu e nxitën popullin në zemërim kundër Nefit dhe shkaktuan grindje mes tyre; pasi qenë disa që thirrën: Lëreni këtë njeri të qetë, pasi është njeri i mirë dhe se ato gjëra që ai thotë, do të ndodhin me siguri, në qoftë se nuk pendohemi.

8 Po, vini re, të gjitha gjykimet që na ka dëshmuar do të bien mbi ne; pasi ne e dimë se ai ka dëshmuar të vërtetën për paudhësitë tona. Dhe vini re, ato janë të shumta dhe ashtu si ai i adi paudhësitë tona, di gjithashtu të gjitha gjërat që do të na ndodhin;

9 Po, dhe vini re, po të mos ishte profet, ai nuk do të kishte dëshmuar në lidhje me këto gjëra.

10 Dhe ndodhi që ata njerëz që u përpoqën të shkatërronin Nefin, qenë të detyruar nga frika, të mos vinin dorë mbi të; prandaj, duke parë se fitoi pëlqim në sytë e disave, ai filloi t’u fliste përsëri atyre, kaq sa pjesa e mbetur u frikësua.

11 Prandaj, ai qe i detyruar t’u fliste më shumë, duke thënë: Vini re, vëllezërit e mi, a nuk keni lexuar se Perëndia i dha fuqi një njeriu, madje Moisiut, që të godiste ujërat e aDetit të Kuq dhe ato u hapën sa andej këtej, kaq sa Izraelitët që ishin etërit tanë, kaluan nëpër tokë të thatë dhe ujërat u mbyllën mbi ushtritë e Egjiptianëve dhe i përpinë ata?

12 Dhe tani vini re, në qoftë se Perëndia i dha këtij njeriu fuqi të tillë, atëherë përse ju duhet të dyshoni mes jush dhe të thoni se ai nuk më ka dhënë mua fuqi, që të mund të di në lidhje me gjykimet që do të bien mbi ju, në qoftë se nuk pendoheni?

13 Por, vini re, ju jo vetëm mohoni fjalët e mia, por ju mohoni edhe të gjitha fjalët që janë folur nga etërit tanë, si dhe fjalët që u folën nga ky njeri, Moisiu, të cilit iu dha kaq shumë fuqi, po, fjalët që ai foli në lidhje me ardhjen e Mesias.

14 Po, a nuk dëshmoi ai se do të vinte Biri i Perëndisë? Dhe ashtu si angriti lart gjarprin prej bronzi në vendin e shkretë, po ashtu do të ngrihet ai që do të vijë.

15 Dhe sikurse të gjithë ata që do të shikonin atë gjarpër do të ajetonin, ashtu madje të gjithë ata që do ta shikojnë në Birin e Perëndisë me besim, me shpirt të penduar, do të mund të bjetojnë madje gjithashtu në atë jetë që është e përjetshme.

16 Dhe tani vini re, Moisiu nuk qe i vetmi që dëshmoi mbi këto gjëra, por gjithashtu të agjithë profetët e shenjtë, që nga ditët e tij dhe deri në ditët e Abrahamit.

17 Po, dhe vini re, aAbrahami parashikoi ardhjen e tij dhe u mbush me kënaqësi dhe gëzoi.

18 Po, dhe vini re, unë ju them juve se Abrahami jo vetëm që dinte mbi këto gjëra, por pati ashumë para ditëve të Abrahamit që u thirrën me burdhër të Perëndisë; po, madje sipas urdhrit të Birit të tij; dhe kjo që t’i tregohej popullit, shumë mijëra vjet para ardhjes së tij, se shëlbimi do të vinte mbi ta.

19 Dhe tani do të doja që ju të dini se që nga ditët e Abrahamit ka pasur shumë profetë që i kanë dëshmuar këto gjëra; po, vini re profeti aZenos dëshmoi me guxim dhe për këtë ai u vra.

20 Dhe vini re, gjithashtu aZenoku dhe gjithashtu Eziasi dhe gjithashtu bIsaia, dhe cJeremia (Jeremia është i njëjti profet që dëshmoi për shkatërrimin e dJeruzalemit) dhe tani ne e dimë se Jeruzalemi u shkatërrua sipas fjalëve të Jeremias. O, atëherë, pse të mos vijë gjithashtu Biri i Perëndisë sipas profecisë së tij?

21 Dhe tani, a e vini ju në dyshim se aJeruzalemi u shkatërrua? A do të thoshit se të bbijtë e Zedekias nuk u vranë të gjithë me përjashtim të cMulekut? Po, dhe nuk e shihni se fara e Zedekias është me ne dhe se u dëbua nga toka e Jeruzalemit? Por vini re, kjo nuk është e gjitha—

22 Ati ynë, Lehi, u dëbua nga Jeruzalemi, sepse dëshmoi për këto gjëra. Edhe Nefi dëshmoi për këto gjëra dhe pothuajse të gjithë etërit tanë, madje gjer në kohën e sotme; po, ata kanë dëshmuar për aardhjen e Krishtit dhe e pritnin atë; dhe janë gëzuar për ditën që do të vijë.

23 Dhe vini re, ai është Perëndi dhe është me ta; dhe ai iu shfaq atyre dhe i shëlboi ata; dhe ata i dhanë atij lavdi, për shkak të asaj që do të vijë.

24 Dhe tani, duke parë se ju i dini këto gjëra dhe nuk mund t’i mohoni ato, veçse në qoftë se gënjeni, prandaj në këtë ju keni mëkatuar, pasi ju i keni hedhur poshtë të gjitha këto gjëra, me gjithë provat e shumta që keni marrë; po, madje ju keni marrë të agjitha gjërat, qoftë gjërat në qiell dhe të gjitha gjërat që janë në tokë, si dëshmi se ato janë të vërteta.

25 Por vini re, ju keni hedhur poshtë të vërtetën dhe jeni arebeluar kundër Perëndisë suaj të shenjtë; dhe madje në këtë çast, në vend që të depozitoni për vete bthesare në qiell, ku asgjë nuk korruptohet dhe ku nuk mund të shkojë asgjë që nuk është e pastër, ju jeni duke grumbulluar për vete zemërim për ditën e cgjykimit.

26 Po, madje në këtë çast ju jeni gati për shkatërrim të përhershëm, për shkak të vrasjeve tuaja dhe alavirësisë dhe ligësisë suaj; po, dhe në qoftë se nuk pendoheni, ai do t’ju vijë së shpejti.

27 Po, vini re, tani madje e keni në dyert tuaja; po, shkoni në fronin e gjykimit dhe kërkoni; dhe vini re, gjykatësi juaj është vrarë dhe ashtrihet në gjakun e tij; dhe është vrarë bnga vëllai i tij i cili kërkon të ulet në fronin e gjykimit.

28 Dhe vini re, që të dy bëjnë pjesë në bandën tuaj të fshehtë, akrijuesi i së cilës është Gadiantoni dhe ai i ligu i cili kërkon të shkatërrojë shpirtrat e njerëzve.