Shkrimet e Shenjta
Helamani 2


Kapitulli 2

Helamani, biri i Helamanit bëhet kryegjykatës—Gadiantoni kryeson bandën e Kishkumenit—Shërbëtori i Helamanit vret Kishkumenin dhe banda e Gadiantonit ikën për në vendin e shkretë. Rreth 50–49 para K.

1 Dhe ndodhi që në vitin e dyzetedytë të mbretërimit të gjykatësve, pasi Moroniha vendosi përsëri paqe mes Nefitëve dhe Lamanitëve, vini re, nuk kishte njeri që të zinte fronin e gjykimit; prandaj filloi të kishte përsëri grindje mes njerëzve në lidhje me atë se kush duhej të zinte fronin e gjykimit.

2 Dhe ndodhi që Helamani që ishte i biri i Helamanit, u caktua nga zëri i popullit të zinte fronin e gjykimit.

3 Por vini re, aKishkumeni që vrau Pahoranin vuri një pritë për të shkatërruar edhe Helamanin; dhe ai u përkrah nga banda e tij, që kishin hyrë në besëlidhje se askush nuk duhej të dinte ligësinë e tij.

4 Pasi kishte një njeri të quajtur aGadianton që ishte jashtëzakonisht i aftë në fjalë, si edhe me dredhitë e tij, për të vënë në zbatim punë të fshehta, si vrasje dhe plaçkitje; prandaj ai u bë kryetari i bandës së Kishkumenit.

5 Prandaj, ai i mori ata me lajka dhe gjithashtu Kishkumenin, se, në qoftë se ata do ta vendosnin atë në fronin e gjykimit, ai do t’u jepte mundësi atyre që i përkisnin bandës së tij që të vendoseshin në pushtet dhe autoritet mes popullit; prandaj Kishkumeni kërkoi ta shkatërronte Helamanin.

6 Dhe ndodhi që ndërsa ai po shkonte drejt fronit të gjykimit të shkatërronte Helamanin, vini re, një nga shërbëtorët e Helamanit, pasi kishte qenë natën përjashta dhe pasi kishte marrë, duke u maskuar, një njohuri të atyre planeve që ishin përgatitur nga kjo bandë për të shkatërruar Helamanin—

7 Dhe ndodhi që ai u takua me Kishkumenin dhe ai i dha atij një shenjë; prandaj Kishkumeni i bëri të ditur atij qëllimin e dëshirës së tij, duke dëshiruar që ai ta çonte te froni i gjykimit, që ai të mund të vriste Helamanin.

8 Dhe kur shërbëtori i Helamanit kuptoi çdo gjë që kishte në zemër Kishkumeni dhe se qëllimi i tij ishte të vriste dhe gjithashtu se qëllimi i të gjithë atyre që i përkisnin bandës së tij ishte të vrisnin dhe të plaçkitnin dhe të merrnin pushtetin, (dhe ky ishte plani i tyre i afshehtë dhe lidhja e tyre), shërbëtori i Helamanit i tha Kishkumenit: Të shkojmë drejt fronit të gjykimit.

9 Tani, kjo gjë e kënaqi Kishkumenin jashtëzakonisht, pasi ai mendoi të zbatonte planin e tij, por vini re, shërbëtori i Helamanit, ndërsa po shkonin për te froni i gjykimit, i nguli thikën Kishkumenit, madje në zemër dhe ai ra i vdekur pa asnjë rënkim. Dhe ai vrapoi dhe i tregoi Helamanit të gjitha gjërat që kishte parë dhe që kishte dëgjuar dhe që kishte bërë.

10 Dhe ndodhi që Helamani dërgoi të kapnin këtë bandë hajdutësh dhe vrasësish të fshehtë, që të ekzekutoheshin sipas ligjit.

11 Por vini re, kur Gadiantoni zbuloi se Kishkumeni nuk ishte kthyer, e zuri frika se do të vritej; prandaj bëri që banda ta ndiqte. Dhe ata ikën e dolën nga vendi, nëpër një udhë të fshehtë, e shkuan në vendin e shkretë; dhe kështu, kur Helamani dërgoi që të kapeshin, nuk i gjetën dot në asnjë vend.

12 Dhe më shumë për këtë Gadianton do të flitet më pas. Dhe kështu mbaroi viti i dyzetedytë i mbretërimit të gjykatësve mbi popullin e Nefit.

13 Dhe vini re, në mbarim të këtij libri do të shihni se ky aGadianton qe përgjegjës i përmbysjes, po, për pothuajse shkatërrimin e plotë të popullit të Nefit.

14 Vini re, unë nuk dua të them në mbarim të librit të Helamanit, por dua të them në mbarim të librit të Nefit, nga i cili unë kam marrë të gjithë rrëfimin që kam shkruar.