Shkrimet e Shenjta
Alma 9


Fjalët e Almës dhe gjithashtu fjalët e Amulekut që iu shpallën popullit që gjendej në tokën e Amonihës. Dhe gjithashtu ata flaken në burg dhe shpëtojnë nga fuqia mrekulluese e Perëndisë, që gjendej në ta, sipas analit të Almës.

Përfshin kapitujt 9 deri në 14, duke përfshirë edhe të fundit.

Kapitulli 9

Alma urdhëron popullin e Amonihës të pendohet—Zoti do të jetë i mëshirshëm ndaj Lamanitëve në ditët e fundit—Në qoftë se Nefitët braktisin dritën, ata do të shkatërrohen nga Lamanitët—Biri i Perëndisë do të vijë shpejt—Ai do të shëlbejë ata që pendohen, pagëzohen dhe që kanë besim në emrin e tij. Rreth 82 para K.

1 Dhe përsëri, unë Alma, pasi mora urdhër nga Perëndia që të merrja Amulekun dhe të shkoja përsëri dhe t’i predikoja këtij populli, ose popullit që ishte në qytetin e Amonihës, ndodhi që posa fillova t’u predikoja atyre, ata filluan të grindeshin me mua duke thënë:

2 Kush je ti? A mendon ti se ne do t’i besojmë dëshmisë së anjë njeriu edhe sikur të na predikojë se toka do të vdesë?

3 Tani, ata nuk i kuptuan fjalët që folën; pasi ata nuk e dinin se toka do të vdesë.

4 Dhe ata thanë gjithashtu: Ne nuk do t’u besojmë fjalëve të tua, në qoftë se ti do të profetizosh se ky qytet i madh do të shkatërrohet brenda anjë dite.

5 Tani, ata nuk e dinin se Perëndia mund të bënte punë të tilla të mrekullueshme, pasi ishin një popull me zemër të ngurtësuar dhe kokëfortë.

6 Dhe ata thanë: aKush është Perëndia, që bnuk dërgon më shumë autoritet, veçse një njeri mes këtij populli, për t’i shpallur atij të vërtetën e gjërave kaq të mëdha dhe të mrekullueshme?

7 Dhe erdhën që të vinin dorë mbi mua; por vini re, ata nuk e bënë. Dhe unë qëndrova me guxim që t’u shpallja atyre, po, unë u dëshmova me guxim, duke thënë:

8 Vini re, O ju abrez i lig dhe i çoroditur, si keni harruar traditën e etërve tuaj; po, sa shpejt i keni harruar urdhërimet e Perëndisë.

9 A nuk e mbani mend që ati ynë, Lehi, u nxor nga Jeruzalemi nga adora e Perëndisë? A nuk e mbani mend se ai i udhëhoqi ata të gjithë nëpër vendin e shkretë?

10 Dhe keni harruar kaq shpejt sesa herë i shëlboi etërit tanë nga duart e armiqve të tyre dhe i ruajti që të mos shkatërroheshin, madje nga duart e vëllezërve të tyre?

11 Po, dhe po të mos ishte për fuqinë e tij të pashoqe dhe për mëshirën e tij dhe durimin e tij ndaj nesh, ne duhet të ishim përjashtuar patjetër nga faqja e dheut, shumë para kësaj kohe dhe ndoshta do të kishim mbaruar në një gjendje mjerimi dhe fatkeqësish apa fund.

12 Vini re, tani unë ju them juve se ai ju urdhëron të pendoheni; dhe në qoftë se nuk pendoheni, ju nuk mund të trashëgoni në asnjë mënyrë mbretërinë e Perëndisë. Por vini re, kjo nuk është e gjitha—ai ju ka urdhëruar të pendoheni, ose ai do t’ju ashkatërrojë krejtësisht nga faqja e tokës; po, ai do t’ju vizitojë me zemërimin e tij dhe nuk do të largohet nga zemërimi i tij i brreptë.

13 Vini re, a nuk i mbani mend fjalët që ai i foli Lehit, duke i thënë se: aPër aq sa ju do të zbatoni urdhërimet e mia, ju do të përparoni në tokë? Dhe përsëri thuhet që: Përderisa ju nuk do të zbatoni urdhërimet e mia, ju do të përjashtoheni nga prania e Zotit.

14 Tani unë do të doja që ju të kujtoni se përderisa Lamanitët nuk kanë zbatuar urdhërimet e Perëndisë, ata u apërjashtuan nga prania e Zotit. Tani ne shohim se fjala e Zotit është vërtetuar në këtë gjë dhe se Lamanitët u përjashtuan nga prania e tij, që nga fillimi i shkeljeve të tyre në tokë.

15 Megjithatë unë ju them juve, se për ta do të jetë më e alehtë për të duruar në ditën e gjykimit sesa për ju, në qoftë se ju qëndroni në mëkatet tuaja, po, dhe madje më e lehtë për të duruar për ta sesa për ju në këtë jetë, në qoftë se nuk pendoheni.

16 Pasi ka shumë premtime që u abëhen Lamanitëve; pasi është për shkak të btraditave të etërve të tyre, që i bënë ata të qëndrojnë në gjendjen e tyre të cpaditurisë; prandaj Zoti do të jetë i mëshirshëm për ta dhe do ta dzgjasë ekzistencën e tyre në tokë.

17 Dhe në ndonjë periudhë kohe ata do të asillen që të besojnë në fjalën e tij dhe të dinë mbi pasaktësinë e traditave të etërve të tyre; dhe shumë prej tyre do të shpëtohen, pasi Zoti do të jetë i mëshirshëm ndaj të gjithëve që bthërrasin në emrin e tij.

18 Por vini re, unë po ju them se, në qoftë se ju vazhdoni në ligësinë tuaj, ditët tuaja në tokë nuk do të zgjaten, pasi aLamanitët do të dërgohen mbi ju; dhe në qoftë se ju nuk pendoheni, ata do të vijnë në një kohë kur ju nuk do ta dini dhe ju do të vizitoheni nga një bshkatërrim i plotë dhe do të jetë sipas czemërimit të rreptë të Zotit.

19 Pasi ai nuk do të lejojë që ju të jetoni në paudhësitë tuaja për të shkatërruar popullin e tij. Unë ju them juve, Jo; ai më mirë do të lejonte që Lamanitët të ashkatërronin të gjithë popullin e tij që quhet populli i Nefit, po të ndodhte që ai të bbinte në mëkate dhe shkelje, pasi të ketë pasur kaq shumë dritë dhe t’i jetë dhënë kaq shumë njohuri mbi Zotin, Perëndinë e tyre;

20 Po, pasi qe një popull kaq shumë i favorizuar nga Zoti; po, pasi qe i favorizuar përmbi çdo komb, fis, gjuhë ose popull tjetër; pasi të gjitha gjërat iu abënë të njohura atyre sipas dëshirave të tyre dhe besimit dhe lutjeve të tyre, të asaj që ka qenë dhe që është dhe që do të vijë;

21 Pasi u vizitua nga Shpirti i Perëndisë, pasi bisedoi me engjëjt, pasi i foli zëri i Zotit dhe pasi pati shpirtin e profecisë dhe shpirtin e zbulesës, dhe gjithashtu shumë dhurata, dhuratën e të folurit në shumë gjuhë dhe dhuratën e të predikuarit, dhe dhuratën e Shpirtit të Shenjtë, dhe dhuratën e apërkthimit;

22 Po, dhe pasi u açlirua nga Perëndia duke u nxjerrë nga toka e Jeruzalemit nga dora e Zotit; pasi u shpëtua nga zia e bukës dhe nga sëmundja dhe nga çdo formë lëngate të çdo lloji; dhe pasi ata u forcuan në betejë që të mos shkatërroheshin; pasi u nxorën nga brobëria herë pas here dhe pasi u mbajtën dhe u ruajtën deri tani; dhe ata u begatuan derisa u pasuruan në të gjitha llojet e gjërave—

23 Dhe tani vini re, unë ju them juve se në qoftë se ky popull që ka marrë kaq shumë bekime nga dora e Zotit, do të bëjë shkelje në kundërshtim me dritën dhe me njohurinë që ai ka, unë ju them juve se në qoftë se kjo gjë ndodh, që ata të bien në shkelje, do të jetë shumë a e lehtë për t’u duruar nga Lamanitët sesa për ta.

24 Pasi vini re, apremtimet e Zotit u ofrohen Lamanitëve, por jo juve, në qoftë se ju bëni shkelje; pasi, a nuk ka premtuar Zoti shprehimisht dhe, a nuk ka dekretuar në mënyrë të prerë, që në qoftë se ju do të ngreni krye kundër tij, ju do të shkatërroheni krejtësisht nga faqja e dheut?

25 Dhe tani, për këtë shkak, që ju të mos mund të shkatërroheni, Zoti ka dërguar engjëllin e tij për të vizituar shumë nga njerëzit e tij, duke u deklaruar se duhet të shkojnë dhe t’i thërrasin fuqishëm këtij populli, duke thënë: aPendohuni, pasi mbretëria e qiellit është e afërt;

26 Dhe ajo pas shumë ditëve, Biri i Perëndisë do të vijë në lavdinë e tij; dhe lavdia e tij do të jetë lavdia e të bVetëmlindurit të Atit, plot chir, drejtësi dhe vërtetësi, plot durim, dmëshirë dhe keqardhje, i shpejtë të edëgjojë thirrjet e popullit të tij dhe t’u përgjigjet lutjeve të tij.

27 Dhe vini re, ai vjen për të ashëlbuar ata që do të bpagëzohen në pendim, nëpërmjet besimit në emrin e tij.

28 Prandaj, përgatitni udhën e Zotit, pasi koha është e afërt që të gjithë njerëzit të korrin një shpërblim të apunëve të tyre, ashtu si ato kanë qenë—në qoftë se ato kanë qenë të drejta, ata do të bkorrin shpëtimin e shpirtrave të tyre, sipas fuqisë dhe çlirimit të Jezu Krishtit; dhe në qoftë se ato kanë qenë të liga, ata do të korrin cmallkimin e shpirtrave të tyre, sipas fuqisë dhe robërisë së djallit.

29 Tani vini re, ky është zëri i engjëllit, duke i thirrur popullit.

30 Dhe tani, vëllezërit e mi të adashur, pasi ju jeni vëllezërit e mi dhe ju duhet të jeni të dashur dhe duhet të bëni punë që i përshtaten pendimit, duke parë se zemrat tuaja janë ngurtësuar rëndë kundër fjalës së Perëndisë dhe duke parë se jeni një popull i bhumbur dhe i rënë.

31 Tani, ndodhi që kur unë, Alma, i thashë këto fjalë, vini re, njerëzit u zemëruan me mua, sepse unë u thashë se ata ishin një popull zemërgur dhe akokëfortë.

32 Dhe gjithashtu, sepse unë u thashë se ishin një popull i humbur dhe i rënë, ata u zemëruan me mua dhe kërkuan të vinin dorë mbi mua, që të mund të më hidhnin në burg.

33 Por ndodhi që Zoti nuk i lejoi atëherë, që të më merrnin dhe të më hidhnin në burg.

34 Dhe ndodhi që Amuleku shkoi dhe u qëndroi para dhe filloi gjithashtu t’u predikonte atyre. Dhe tani afjalët e Amulekut nuk janë të shkruara të gjitha, megjithëse një pjesë e fjalëve të tij janë shkruar në këtë libër.