Shkrimet e Shenjta
Alma 4


Kapitulli 4

Alma pagëzon mijëra që ndërrojnë fe—Paudhësia hyn në Kishë dhe përparimi i Kishës pengohet—Nefiha caktohet kryegjykatës—Alma, si kryeprift, ia kushton veten shërbesës. Rreth 86–83 para K.

1 Tani ndodhi që në vitin e gjashtë të mbretërimit të gjykatësve mbi popullin e Nefit, nuk pati grindje dhe luftëra në atokën e Zarahemlës;

2 Por njerëzit ishin të pikëlluar, po, shumë të pikëlluar për ahumbjen e vëllezërve të tyre dhe gjithashtu për humbjen e grigjave të tyre dhe kopeve të tyre, dhe gjithashtu për humbjen e arave të tyre të drithit, që ishin shkelur nga këmbët dhe u shkatërruan nga Lamanitët.

3 Dhe kaq të mëdha ishin pikëllimet e tyre, që çdo shpirt kishte arsye të vajtonte; dhe ata besonin se ishin gjykimet e Perëndisë që u dërguan mbi ta, për shkak të ligësisë së tyre dhe të neverive të tyre; prandaj ata u zgjuan që ta kujtonin detyrën e tyre.

4 Dhe ata filluan ta organizonin kishën më plotësisht; po, dhe shumë u apagëzuan në ujërat e Sidonit dhe u bashkuan me kishën e Perëndisë; po, ata u pagëzuan nga dora e Almës, i cili qe shenjtëruar bkryeprift i njerëzve të kishës nga dora e atit të tij, Alma.

5 Dhe ndodhi që në vitin e shtatë të mbretërimit të gjykatësve kishte rreth tre mijë e pesëqind shpirtra që u bashkuan me akishën e Perëndisë dhe u pagëzuan. Dhe kështu mbaroi viti i shtatë i mbretërimit të gjykatësve mbi popullin e Nefit; dhe gjithë atë kohë kishte paqe të vazhdueshme.

6 Dhe ndodhi që në vitin e tetë të mbretërimit të gjykatësve, njerëzit e kishës filluan të krenoheshin për shkak të apasurive të tyre të mëdha dhe të bmëndafshit të tyre të bukur dhe të pëlhurave të tyre të endura, dhe për shkak të grigjave, dhe të kopeve të tyre të shumta, dhe të arit të tyre, dhe të argjendit të tyre, dhe të gjitha llojet e gjërave të çmueshme që ata kishin marrë nëpërmjet zellit të tyre për punë; dhe në të gjitha këto gjëra ata u ngritën lart në krenarinë e syve të tyre, pasi ata filluan të vishnin rroba shumë të çmueshme.

7 Tani, të gjitha këto gjëra i shkaktuan Almës një pikëllim të madh, po, dhe shumë njerëzve që Alma i kishte ashenjtëruar të bëheshin mësues dhe priftërinj dhe pleq të kishës; po, shumë prej tyre ishin shumë të brengosur për ligësinë që ata panë se kishte filluar mes njerëzve të tyre.

8 Pasi ata panë dhe vunë re me keqardhje të madhe se njerëzit e kishës filluan të ngriheshin në akrenarinë e syve të tyre dhe t’i vinin zemrat e tyre mbi pasuritë dhe gjërat e kota të botës, që ata filluan të trajtonin me përbuzje njëri-tjetrin dhe filluan të persekutonin ata që bnuk besonin sipas vullnetit dhe dëshirës së tyre.

9 Dhe kështu, në vitin e tetë të mbretërimit të gjykatësve, filloi një agrindje e madhe mes njerëzve të kishës; po, pati bzili dhe zënie dhe shpirtligësi, dhe persekutime, dhe krenari, madje krenari që e kalonte atë të atyre që nuk bënin pjesë në kishën e Perëndisë.

10 Dhe kështu mbaroi viti i tetë i mbretërimit të gjykatësve; dhe ligësia e kishës qe një pengesë e madhe për ata që nuk bënin pjesë në kishë; dhe kështu kisha filloi të dështonte në përparimin e saj.

11 Dhe ndodhi që në fillim të vitit të nëntë, Alma pa ligësinë e kishës dhe ai pa gjithashtu se ashembulli i kishës filloi t’i drejtonte ata që nuk besonin nga një paudhësi në tjetrën, duke sjellë kështu shkatërrimin e popullit.

12 Po, ai pa pabarazi të madhe mes njerëzve, disa duke u ngritur në kryelartësinë e tyre, duke përbuzur të tjerët, duke u kthyer shpinën anevojtarëve dhe të zhveshurve dhe atyre që ishin të buritur, dhe atyre që ishin të etur, dhe atyre që ishin të sëmurë e të mjeruar.

13 Tani, ky qe një shkak i madh për ankime mes njerëzve, ndërsa të tjerët përuleshin, duke ndihmuar ata që kishin nevojë për ndihmën e tyre, si duke u adhënë të varfërve dhe nevojtarëve nga pasuria e tyre, duke ushqyer të uriturit dhe duke pësuar të gjitha llojet e bvuajtjeve, për chir të Krishtit, i cili duhet të vijë sipas shpirtit të profecisë;

14 Duke pritur me padurim atë ditë, për të amarrë kështu një heqje të mëkateve të tyre; duke qenë plot bgëzim të madh për shkak të ringjalljes së të vdekurve, sipas vullnetit dhe fuqisë dhe çlirimit nëpërmjet Jezu Krishtit nga rripat e vdekjes.

15 Dhe tani ndodhi që Alma, duke parë vuajtjet e pasuesve të përulur të Perëndisë dhe persekutimet që po ndodhnin mbi ta nga pjesa tjetër e popullit të tij dhe duke parë tërë apabarazitë e tyre, filloi të mërzitej shumë; megjithatë Shpirti i Zotit nuk e braktisi atë.

16 Dhe ai zgjodhi një njeri të urtë që ishte mes pleqve të kishës dhe i dha atij fuqi, sipas azërit të popullit, që ai të mund të kishte fuqi të bënte bligje, sipas ligjeve që ishin dhënë dhe për t’i zbatuar sipas ligësisë dhe krimeve të njerëzve.

17 Tani, emri i këtij njeriu ishte Nefiha dhe ai u caktua akryegjykatës; dhe ai u ul në fronin e gjykimit për të gjykuar dhe për të qeverisur popullin.

18 Tani, Alma nuk i dha atij detyrën e të qenit kryeprift mbi kishën, por e mbajti detyrën e kryepriftit për vete; por ai i dorëzoi Nefihas fronin e gjykimit.

19 Dhe këtë e bëri që ai avetë të mund të shkonte mes popullit të tij, ose mes popullit të Nefit, që ai të mund t’u predikonte atyre bfjalën e Perëndisë, që t’u ckujtonte ddetyrën e tyre dhe të mund të zhdukte, nëpërmjet fjalës së Perëndisë, të gjithë kryelartësinë dhe dinakërinë dhe të gjitha grindjet që ndodhnin mes popullit të tij, duke mos parë rrugë tjetër për t’i shëlbuar ata, veçse t’u sillte atyre një edëshmi të kulluar kundër tyre.

20 Dhe kështu, në fillimin e vitit të nëntë të mbretërimit të gjykatësve mbi popullin e Nefit, Alma i dorëzoi aNefihas fronin e gjykimit dhe ai vetë iu kushtua tërësisht bkryepriftërisë së urdhrit të shenjtë të Perëndisë, dëshmisë së fjalës sipas shpirtit të zbulesës dhe të profecisë.