Shkrimet e Shenjta
3 Nefi 30


Kapitulli 30

Johebrenjtë e ditëve të mëvonshme urdhërohen të pendohen, të vijnë te Krishti dhe të numërohen me shtëpinë e Izraelit. Rreth 34–35 pas K.

1 Dëgjoni, o ju Johebrenj dhe vëruni veshin fjalëve të Jezu Krishtit, Birit të Perëndisë së gjallë, të cilat ai më ka aurdhëruar që të them në lidhje me ju, pasi vini re, ai më urdhëron që të shkruaj, duke thënë:

2 Largohuni nga udhët tuaja të këqija, të gjithë ju aJohebrenj; dhe bpendohuni për punët tuaja të liga, për gënjeshtrat dhe mashtrimet tuaja, dhe për lavirësitë tuaja, dhe për neveritë tuaja të fshehta, dhe për idhujtaritë, dhe vrasjet tuaja, dhe për intrigat e priftërinjve tuaj, dhe për zilitë tuaja, dhe grindjet tuaja, dhe nga e gjithë ligësia, dhe neveritë tuaja, dhe ejani tek unë, dhe pagëzohuni në emrin tim, që të merrni një heqje të mëkateve tuaja dhe të mbusheni me Frymën e Shenjtë, që të mund të cnumëroheni me popullin tim që është nga shtëpia e Izraelit.