Shkrimet e Shenjta
3 Nefi 25


Kapitulli 25

Me Ardhjen e Dytë, kryelarti dhe i ligu do të digjen si kashta në arë—Elia do të kthehet para asaj dite të madhe dhe të tmerrshme—Krahaso Malakia 4. Rreth 34 pas K.

1 Pasi vini re, vjen dita që do të adjegë si një furrë; dhe gjithë bkryelartët, po, dhe të gjithë ata që bëjnë ligësi do të jenë si kashtë; dhe dita që vjen i djeg—thotë Zoti i Ushtrive—dhe nuk do t’u mbetet as rrënjë as degë.

2 Por, për ju që i trembeni emrit tim, aBiri i Drejtësisë do të ngrihet me shërim në krahët e tij; dhe ju do të shkoni përpara dhe do të brriteni si cviça stalle.

3 Dhe ju do t’i ashkelni nën këmbët tuaja të ligjtë; pasi ata do të jenë hi nën shputat e këmbëve tuaja, në ditën që do ta bëj këtë—thotë Zoti i Ushtrive.

4 Mbani mend ligjin e Moisiut, shërbëtorit tim, të cilit ia urdhërova në aHoreb, me statutet dhe gjykimet për gjithë Izraelin.

5 Vini re, unë do t’ju dërgoj aElijan, profetin, para ardhjes së bditës së madhe dhe të tmerrshme të Zotit.

6 Dhe ai do të akthejë zemrat e etërve te bijtë dhe zemrat e bijve tek etërit e tyre, në qoftë se unë nuk vij dhe e godas tokën me një mallkim.