Shkrimet e Shenjta
3 Nefi 23


Kapitulli 23

Jezusi miraton fjalët e Isaias—Ai urdhëron njerëzit të studiojnë profetët—Fjalët e Samuel Lamanitit në lidhje me Ringjalljen, u shtohen analeve të tyre. Rreth 34 pas K.

1 Dhe tani vini re, unë ju them juve se ju duhet t’i akërkoni këto gjëra. Po, një urdhërim ju jap juve, që t’i kërkoni këto gjëra me zell; pasi të mëdha janë fjalët e bIsaias.

2 Pasi me siguri ai foli mbi të gjitha këto gjëra në lidhje me popullin tim i cili është nga shtëpia e Izraelit; prandaj është e nevojshme që ai duhet t’u flasë gjithashtu Johebrenjve.

3 Dhe të gjitha gjërat që tha, janë vërtetuar dhe ado të vërtetohen, madje, sipas fjalëve që ai tha.

4 Prandaj, dëgjoni fjalët e mia; shkruani gjërat që ju thashë; dhe sipas kohës dhe vullnetit të Atit, ato do t’u kalohen Johebrenjve.

5 Dhe kushdo që do të dëgjojë fjalët e mia dhe do të pendohet dhe pagëzohet, po ai do të shpëtohet. Kërkoni aprofetët, pasi ka shumë prej tyre që dëshmojnë mbi këto gjëra.

6 Dhe tani ndodhi që pasi Jezusi i tha këto fjalë, u tha atyre përsëri, pasi u shpjegoi të gjitha shkrimet e shenjta që ata kishin marrë, ai u tha: Vini re, unë do të doja që ju të shkruani shkrime të tjera të shenjta që nuk i keni.

7 Dhe ndodhi që ai i tha Nefit: Më sill analet që ke mbajtur.

8 Dhe kur Nefi i solli analet dhe ia vuri para, ai u hodhi një vështrim dhe tha:

9 Në të vërtetë, unë ju them juve, unë urdhërova shërbëtorin tim aSamuel Lamanitin, që ai t’i dëshmonte këtij populli se në ditën që Ati do të lartësonte emrin e tij në mua, bshumë cshenjtorë do të dngriheshin së vdekuri dhe do t’u shfaqeshin shumë vetave dhe do t’u shërbenin atyre. Dhe ai u tha: A nuk ishte kështu?

10 Dhe dishepujt e tij u përgjigjen dhe thanë: Po, Zot, Samueli profetizoi sipas fjalëve të tua dhe ato të gjitha u përmbushën.

11 Dhe Jezusi u tha atyre: Si është e mundur që nuk e keni shkruar këtë gjë, që shumë shenjtorë u ngritën dhe iu shfaqën shumë vetave dhe u shërbyen atyre?

12 Dhe ndodhi që Nefit iu kujtua se kjo gjë nuk ishte shkruar.

13 Dhe ndodhi që Jezusi urdhëroi që duhej shkruar; prandaj u shkrua ashtu siç ai urdhëroi.

14 Dhe tani ndodhi që pasi Jezusi u ashpjegoi të gjitha së bashku shkrimet e shenjta që ata kishin shkruar, i urdhëroi që t’u mësonin njerëzve gjërat që ai u shpjegoi atyre.