Shkrimet e Shenjta
3 Nefi 10


Kapitulli 10

Për shumë orë ka heshtje në tokë—Zëri i Krishtit premton ta mbledhë popullin e tij, si një klloçkë mbledh zogjtë e saj—Pjesa më e drejtë e popullit u shpëtua. Rreth 34–35 pas K.

1 Dhe tani vini re, ndodhi që të gjithë njerëzit e tokës i dëgjuan këto fjalë dhe e dëshmuan këtë gjë. Dhe pas këtyre fjalëve kishte heshtje në tokë për hapësirën e shumë orëve;

2 Pasi, kaq e madhe qe mahnitja e njerëzve, saqë ata pushuan së rënkuari dhe së ulërituri për humbjen e farefisit të tyre që ishin vrarë; prandaj pati heshtje në gjithë vendin për hapësirën e shumë orëve.

3 Dhe ndodhi që erdhi një zë përsëri te njerëzit dhe të gjithë njerëzit e dëgjuan dhe qenë dëshmitarë të tij duke thënë:

4 O ju njerëz, të këtyre aqyteteve të mëdha që kanë rënë, që jeni pasardhës të Jakobit, po, që jeni nga shtëpia e Izraelit, sa herë ju kam mbledhur si një klloçkë mbledh zogjtë e saj nën krahët e saj dhe ju kam bushqyer.

5 Dhe përsëri, asa herë do t’ju kisha mbledhur sikurse një klloçkë mbledh zogjtë e saj nën krahët e saj, po, O ju njerëz të shtëpisë së Izraelit që keni rënë; po, O ju njerëz të shtëpisë së Izraelit, ju që banoni në Jeruzalem, sikurse dhe ju që keni rënë; po, sa herë do t’ju kisha mbledhur sikurse një klloçkë mbledh zogjtë e saj, por ju nuk keni dashur.

6 O ti shtëpi e Izraelit, që të kam akursyer, sa herë do të të mbledh si një pulë mbledh zogjtë e saj nën krahët e saj, në qoftë se do të bpendohesh dhe kthehesh tek unë, me qëllim të plotë të czemrës.

7 Por, në qoftë se jo, O shtëpi e Izraelit, vendbanimet e tua do të shkretohen deri në kohën e plotësimit të abesëlidhjes së bërë me etërit e tu.

8 Dhe tani ndodhi që pasi populli i dëgjoi këto fjalë, vini re, ata filluan të qajnë dhe të ulërijnë përsëri për shkak të humbjes së farefisit dhe të miqve të tyre.

9 Dhe ndodhi që kështu kaluan tri ditët. Dhe qe në mëngjes, që aerrësira u zhduk nga faqja e dheut dhe toka pushoi së dridhuri dhe shkëmbinjtë pushuan së çari; dhe ushtimat e frikshme pushuan dhe të gjitha zhurmat e rrëmujshme kaluan.

10 Dhe toka u ngjit së bashku përsëri dhe ashtu qëndroi; dhe vajtimet dhe kujat dhe rënkimet e njerëzve që kishin shpëtuar gjallë, pushuan dhe vajtimi i tyre u kthye në gëzim dhe ankimet e tyre në lavdërim dhe falënderim ndaj Zotit Jezu Krisht, Shëlbuesit të tyre.

11 Dhe deri aty u apërmbushën shkrimet e shenjta që qenë folur nga profetët.

12 Dhe qe apjesa më e drejtë e njerëzve që shpëtuan dhe qenë ata që i pranuan profetët dhe nuk i zunë me gurë; dhe qenë ata që nuk e derdhën gjakun e shenjtorëve, që u kursyen—

13 Dhe ata u kursyen dhe nuk u fundosën, dhe nuk u varrosën nën dhe; dhe ata nuk u mbytën në thellësitë e detit; dhe ata nuk u dogjën nga zjarri, as nuk u shtypën për vdekje nga shembjet; dhe ata as nuk u morën tej nga vorbullat e erës; as nuk u mundën nga avulli i tymit dhe i errësirës.

14 Dhe tani, kushdo që lexon, le të kuptojë; ai që ka shkrimet e shenjta, le t’i akërkojë ato dhe le të shohë dhe të vërtetojë në qoftë se të gjitha këto vdekje dhe shkatërrime nga zjarri dhe nga tymi, dhe nga furtunat, dhe nga shtjellat e erës, dhe nga bhapja e tokës për t’i marrë ata dhe të gjitha këto gjëra, a nuk janë në përmbushjen e profecive të shumë profetëve të shenjtë?

15 Vini re, unë ju them juve, Po, shumë kanë dëshmuar për këto gjëra në ardhjen e Krishtit dhe u avranë, sepse ata dëshmuan për këto gjëra.

16 Po, profeti aZenos dëshmoi për këto gjëra dhe gjithashtu Zenoku foli në lidhje me këto gjëra, meqë ata dëshmuan veçanërisht në lidhje me ne që jemi mbetja e farës së tyre.

17 Vini re, ati ynë Jakobi gjithashtu dëshmoi në lidhje me një ambetje të farës së Jozefit. Dhe vini re, a nuk jemi ne një mbetje e farës së Jozefit? Dhe këto gjëra që dëshmojnë për ne, a nuk janë shkruar mbi fletët e tunxhit të cilat ati ynë, Lehi, i solli nga Jeruzalemi?

18 Dhe ndodhi që në mbarim të vitit të tridhjetekatërt, vini re, unë do t’ju tregoj që popullit të Nefit që u kursye si dhe atyre që quheshin Lamanitë, që u kursyen, iu bënë shumë favore dhe shumë bekime u derdhën mbi kokat e tyre, kaq sa menjëherë pas angjitjes së Krishtit në qiell, ai, me të vërtetë iu shfaq atyre—

19 aDuke iu shfaqur me trup atyre dhe duke u shërbyer; dhe një rrëfim i shërbesës së tij do të jepet këtu më vonë. Prandaj, për këtë herë u jap fund fjalëve të mia.