Shkrimet e Shenjta
2 Nefi 9


Kapitulli 9

Judenjtë do të mblidhen në të gjitha tokat e tyre të premtimit—Shlyerja çliron njeriun nga Rënia—Trupat e të vdekurve do të ngrihen nga varri dhe shpirtrat e tyre nga ferri dhe nga parajsa—Ata do të gjykohen—Shlyerja të shpëton nga vdekja, ferri, djalli dhe mundimi i pafund—Të drejtët do të shpëtohen në mbretërinë e Perëndisë—Ndëshkimet për mëkatet caktohen—I Shenjti i Izraelit është ruajtësi i portës. Rreth 559–545 para K.

1 Dhe tani, vëllezërit e mi të dashur, unë jua lexova këto gjëra, që ju të mund të dini për abesëlidhjet e Zotit, që ai ka lidhur me të gjithë shtëpinë e Izraelit—

2 Që ai u ka folur Judenjve, nëpërmjet gojës së profetëve të tij të shenjtë, madje nga fillimi e më pas, nga një brez në tjetrin, derisa koha vjen që ata do të arivendosen në kishën dhe vathën e vërtetë të Perëndisë; kur ata do të bmblidhen në shtëpi, në ctokat e trashëgimit të tyre dhe do të vendosen në të gjitha tokat e tyre të premtimit.

3 Vini re, vëllezërit e mi të dashur, unë ju flas këto gjëra që ju të gëzoheni dhe të angrini kokat përgjithmonë, për shkak të bekimeve që Zoti Perëndi do të vendosë mbi fëmijët tuaj.

4 Pasi unë e di që shumë prej jush kanë kërkuar shumë të dinë për gjërat që do të vijnë; prandaj, unë e di se ju e dini që mishi ynë duhet të vjetërohet dhe të vdesë; megjithatë, në atrupat tanë ne do të shohim Perëndinë.

5 Po, unë e di se ju e dini që në trup ai do t’u shfaqet atyre në Jeruzalem, nga ku ne erdhëm; pasi është e nevojshme që ai të jetë mes tyre; pasi është e nevojshme për aKrijuesin e madh, që ai t’i nënvihet njeriut në mish dhe të vdesë për të bgjithë njerëzit, që të gjithë njerëzit të mund t’i nënvihen atij.

6 Pasi, sikurse vdekja ka kaluar mbi të gjithë njerëzit, për të plotësuar aplanin e mëshirshëm të Krijuesit të madh, duhet patjetër të jetë një fuqi e bringjalljes dhe ringjallja duhet të vijë te njeriu për shkak të crënies dhe rënia erdhi për shkak të shkeljes, dhe për shkak se njeriu ra, ata u dpërjashtuan nga prania e Zotit.

7 Kështu që, duhet të ketë një ashlyerjebpafund—se pa këtë shlyerje të pafund, ky korrupsion nuk do të mund të vishej me pakorrupsion. Prandaj, gjykimi i cparë që erdhi mbi njeriun do të kishte dzgjatur për një periudhë të pafund. Dhe po të ishte kështu, ky mish do të qëndronte për t’u kalbur dhe për t’u shpërbërë në tokën mëmë, për të mos u ngritur më.

8 O, aurtësia e Perëndisë, bmëshira dhe chiri i tij! Pasi vini re, në qoftë se dmishi nuk do të ngrihej më, shpirtrat tanë do t’i nënshtroheshin atij engjëlli që era nga prania e Perëndisë së Amshuar dhe u bë fdjalli, për të mos u ngritur më.

9 Dhe shpirtrat tanë do të bëheshin si ai dhe ne do të bëheshim djaj, aengjëj të një djalli, të bdëbuar nga prania e Perëndisë sonë dhe të qëndronim me atin e cgënjeshtrave në mjerim, sikurse ai; po, tek ajo qenie që dmashtroi prindërit tanë të parë, i cili eshndërrohet gati në një fengjëll drite dhe trazon fëmijët e njerëzve në glidhje të fshehta vrasjeje dhe të gjitha llojet e punëve të fshehta të errësirës.

10 O sa e madhe mirësia e Perëndisë sonë, që përgatit një udhë për udhëdaljen tonë nga kapja e këtij përbindëshi të tmerrshëm; po, ai përbindësh, avdekja dhe bferri, që unë e quaj vdekja e trupit dhe gjithashtu vdekja e shpirtit.

11 Dhe për shkak të udhës së açlirimit të Perëndisë sonë, të Shenjtit të Izraelit, kjo bvdekje, për të cilën unë ju fola, e cila është fizike, do të çlirojë të vdekurit e saj; vdekje e cila është varri.

12 Dhe kjo avdekje, për të cilën unë kam folur, që është vdekja shpirtërore, do të çlirojë të vdekurit e saj; vdekje shpirtërore e cila është bferri; prandaj vdekja dhe ferri duhet t’i çlirojnë të vdekurit e tyre dhe ferri duhet të çlirojë shpirtrat e tij të robëruar dhe varri duhet të çlirojë trupat e tij të robëruar, dhe trupat dhe cshpirtrat e njerëzve do të dribashkohen me njëri-tjetrin; dhe kjo është nga fuqia e ringjalljes së të Shenjtit të Izraelit.

13 O sa i madh aplani i Perëndisë tonë! Pasi, nga ana tjetër, bparajsa e Perëndisë duhet të çlirojë shpirtrat e të drejtëve; dhe varri çliron trupin e të drejtit dhe shpirti dhe trupi do të cribashkohen përsëri dhe të gjithë njerëzit bëhen të pakorruptueshëm dhe të dpavdekshëm dhe ata janë qenie të gjalla, duke patur një enjohurifpërsosur sikurse ne në mish, veçse njohuria jonë do të jetë e përsosur.

14 Prandaj, ne do të kemi anjohuri të përsosur të të gjitha bfajeve tona dhe të papastërtisë sonë dhe të clakuriqësisë sonë; dhe të drejtët do të kenë njohuri të përsosur të gëzimit të tyre dhe të ddrejtësisë së tyre, duke qenë të eveshur me fpastërti, po, madje edhe me grrobën e drejtësisë.

15 Dhe do të ndodhë që kur të gjithë njerëzit do të kenë kaluar nga kjo vdekje e parë në jetë, duke u bërë të pavdekshëm, ata duhet të dalin para afronit të gjykimit të të Shenjtit të Izraelit; dhe atëherë vjen bgjykimi dhe atëherë ata duhet të gjykohen sipas gjykimit të shenjtë të Perëndisë.

16 Dhe me siguri, sikurse Zoti jeton, pasi Zoti Perëndi e ka thënë atë dhe ajo është afjala e tij e përjetshme, e cila nuk mund të bvdesë, se ata që janë të drejte, do të qëndrojnë të drejtë akoma dhe ata që janë të cfëlliqur, do të qëndrojnë të dfëlliqur akoma; prandaj, ata që janë të fëlliqur janë edjalli dhe engjëjt e tij; dhe ata do të shkojnë në zjarrin e fpërhershëm të përgatitur për ta dhe mundimi i tyre është si një gliqen zjarri dhe squfuri, flaka e të cilit ngjitet lart gjithmonë dhe përgjithmonë dhe nuk ka fund.

17 O madhështia dhe adrejtësia e Perëndisë sonë! Pasi ai përmbush të gjitha fjalët e tij e ato kanë dalë nga goja e tij dhe ligji i tij duhet zbatuar.

18 Por, vini re, të drejtët, ashenjtorët e të Shenjtit të Izraelit, ata që kanë besuar në të Shenjtin e Izraelit, ata që kanë duruar bkryqet e botës dhe që kanë përbuzur turpin e tij, ata do të ctrashëgojnë dmbretërinë e Perëndisë, që u përgatit për ta enga krijimi i botës dhe gëzimi i tyre do të jetë i plotë fpërgjithnjë.

19 O madhështia e mëshirës së Perëndisë tonë, të Shenjtit të Izraelit! Pasi ai i açliron shenjtorët e tij nga ai përbindësh i btmerrshëm që është djalli dhe nga vdekja dhe cferri, dhe nga ai liqen i zjarrit dhe squfurit, që është mundim i pafund.

20 O sa e madhe ashenjtëria e Perëndisë sonë! Pasi, ai i bdi të gjitha gjërat dhe nuk ka asgjë që ai nuk e di.

21 Dhe ai vjen në tokë, që ai të mund të ashpëtojë të gjithë njerëzit, në qoftë se ata do ta dëgjojnë zërin e tij; pasi vini re, ai vuan dhembjet e të gjithë njerëzve, po, bvuajtjet e çdo krijese të gjallë, si burra, gra ashtu edhe fëmijë, që bëjnë pjesë në familjen e cAdamit.

22 Dhe ai e vuan këtë, që ringjallja të vijë mbi të gjithë njerëzit, që të gjithë të mund të qëndrojnë para tij, në ditën e madhe të gjykimit.

23 Dhe ai urdhëron të gjithë njerëzit, që ata duhet të apendohen dhe të bpagëzohen në emrin e tij, duke pasur besim të përsosur në të Shenjtin e Izraelit, ose ata nuk mund të shpëtohen në mbretërinë e Perëndisë.

24 Dhe në qoftë se ata nuk do të pendohen dhe nuk do të besojnë në aemrin e tij, dhe nuk do të pagëzohen në emrin e tij, dhe nuk do të bdurojnë deri në fund, ata duhet të cmallkohen; pasi Zoti Perëndi, i Shenjti i Izraelit, e ka thënë atë.

25 Kështu që, ai ka dhënë një aligj; dhe ku bnuk ka ligj të dhënë, nuk ka ndëshkim; dhe ku nuk ka ndëshkim, nuk ka dënim; dhe ku nuk ka dënim, mëshirat e të Shenjtit të Izraelit kanë pretendime mbi ta, për shkak të shlyerjes; pasi ata çlirohen nga fuqia e tij.

26 Pasi ashlyerja kënaq kërkesat e bdrejtësisë së tij mbi të gjithë ata të cilëve nuk cu është dhënë dligji, që ata të çlirohen nga ai përbindësh i tmerrshëm, vdekja dhe ferri dhe djalli, dhe liqeni i zjarrit dhe squfurit, që është vuajtje e pafund; dhe ata kthehen tek ai Perëndi që u dha atyre efrymë, i cili është i Shenjti i Izraelit.

27 Por mjerë ai të cilit i është dhënë aligji, po, që ka të gjitha urdhërimet e Perëndisë, si ne, dhe që i shkel ato dhe që shpenzon kot ditët e provës së tij, sepse e tmerrshme është gjendja e tij!

28 O, ai aplani dredharak i të ligut! O, bkotësia dhe dobësitë dhe marrëzia e njerëzve! Kur janë të cmësuar, ata mendojnë se janë të dditur dhe nuk dëgjojnë ekëshillën e Perëndisë, pasi e lënë mënjanë, duke supozuar se ata dinë nga vetja e tyre, prandaj, dituria e tyre është marrëzi dhe ajo nuk është e dobishme për ta. Dhe ata do të mbarojnë.

29 Por të jenë të mësuar është mirë, nëse ata adëgjojnë bkëshillat e Perëndisë.

30 Por mjerë të apasurit, që janë të pasur sipas gjërave të botës. Pasi, sepse ata janë të pasur, ata përbuzin të bvarfërit dhe përndjekin të bindurit dhe zemrat e tyre janë në thesaret e tyre; prandaj thesari i tyre është perëndia i tyre. Dhe vini re, thesari i tyre do të mbarojë me ta gjithashtu.

31 Dhe mjerë të shurdhët që nuk do të adëgjojnë; pasi ata do të mbarojnë.

32 Mjerë të verbërit që nuk do të shohin; pasi ata do të mbarojnë gjithashtu.

33 Mjerë ata që nuk janë rrethprerë në zemër, pasi njohuria e paudhësive të tyre do t’i godasë ata në ditën e fundit.

34 Mjerë agënjeshtari, pasi ai do të flaket në bferr.

35 Mjerë vrasësi që avret me qëllim, pasi ai do të bvdesë.

36 Mjerë ata që bëjnë alavirësi, pasi do të flaken në ferr.

37 Po, mjerë ata që aadhurojnë idhuj, pasi djalli i të gjithë djajve kënaqet me ta.

38 Dhe në fund, mjerë të gjithë ata që vdesin në mëkatet e tyre; pasi ata do të akthehen te Perëndia dhe do të shohin fytyrën e tij dhe do të qëndrojnë në mëkatet e tyre.

39 O vëllezërit e mi të dashur, kujtoni sa e tmerrshme është të shkelësh kundër atij Perëndie të Shenjtë dhe gjithashtu sa e tmerrshme është të dorëzohesh në ngasjet e atij adinaku. Kujtoni, të jesh bmendje-kontrolluar nga mishi është cvdekje, por të jesh mendje-kontrolluar nga shpirti është djetë e epërjetshme.

40 O, vëllezërit e mi të dashur, u vini veshin fjalëve të mia. Kujtoni madhështinë e të Shenjtit të Izraelit. Mos thoni se kam folur gjëra të rënda kundër jush; pasi po të thoni, ju do të flisni keq kundër së avërtetës; pasi unë kam folur fjalët e Krijuesit tuaj. Unë e di që fjalët e së vërtetës janë të brënda kundër të gjithë papastërtisë; por të drejtët nuk frikësohen prej tyre, pasi ata e duan të vërtetën dhe nuk dridhen.

41 O atëherë, vëllezërit e mi të dashur, aejani te Zoti, tek i Shenjti. Kujtoni se shtigjet e tij janë të drejta. Vini re, budha për njeriun është e cngushtë, por ajo shtrihet në një drejtim të drejtë para tij dhe ruajtësi i dportës është i Shenjti i Izraelit; dhe ai nuk punëson shërbëtorë aty; dhe nuk ka udhë tjetër përveç nëpërmjet portës; pasi ai nuk mund të mashtrohet, pasi Zoti Perëndi është emri i tij.

42 Dhe kujtdo që troket, atij do t’ia hapë ai; dhe të aditurit dhe të mësuarit, dhe ata që janë të pasur, dhe ata që janë bkrekosur për shkak të diturisë së tyre dhe të urtësisë së tyre dhe të pasurive të tyre—po, ata janë ata që ai i përçmon; dhe nëse ata nuk i flakin tutje këto gjëra dhe nuk e konsiderojnë veten cbudallenj para Perëndisë, dhe nuk përulen në thellësitë e dpërulësisë, ai nuk do t’ua hapë.

43 Por gjërat e të diturit dhe të maturit do t’u afshihen atyre përgjithmonë—po, ajo lumturi që është përgatitur për shenjtorët.

44 O, vëllezërit e mi të dashur, mbani mend fjalët e mia. Vini re, unë heq rrobat e mia dhe i shkund para jush; unë i lutem Perëndisë së shpëtimit tim që ai të më shikojë mua me asyrin e tij që sheh gjithçka; prandaj, ju do të dini në ditën e fundit, kur të gjithë njerëzit do të gjykohen për veprat e tyre, se Perëndia i Izraelit dëshmoi që unë i bshkunda paudhësitë tuaja nga shpirti im dhe se unë qëndroj me pastërti para tij dhe jam i cpastruar nga gjaku juaj.

45 O, vëllezërit e mi të dashur, largohuni nga mëkatet tuaja; flakni azinxhirët e atij që do t’ju lidhë shtrëngueshëm; ejani te ai Perëndi që është bshkëmbi i shpëtimit tuaj.

46 Përgatitni shpirtrat tuaj për atë ditë të lavdishme, kur adrejtësi do të zbatohet mbi të drejtët, madje ditën e bgjykimit, që ju të mos mund të tkurreni nga frika e tmerrshme; që ju të mos mund të mbani mend cfajin tuaj të tmerrshëm me përpikmëri dhe të jeni të detyruar të bërtisni: Të shenjta, të shenjta janë gjykimet e tua, O Zot, Perëndi i dPlotfuqishëm—por unë e di fajin tim; unë shkela ligjin tënd dhe shkeljet e mia janë të mijat; dhe djalli më ka pushtuar, se unë jam një pre e mjerimit të tij të tmerrshëm.

47 Por, vini re, vëllezërit e mi, a është e nevojshme që unë t’ju zgjoj në një realitet të tmerrshëm të këtyre gjërave? A do t’jua trazoja shpirtrat tuaj në se mendjet tuaja ishin të kulluara? A do të isha unë kaq i qartë me ju, sipas qartësisë së të vërtetës, në qoftë se ju do të ishit të lirë nga mëkati?

48 Vini re, në qoftë se ju do të ishit të shenjtë, unë do t’ju flisja mbi shenjtërinë; por pasi ju nuk jeni të shenjtë dhe pasi ju më shikoni si një mësues, është e nevojshme që unë t’ju amësoj pasojat e bmëkatit.

49 Vini re, shpirti im e urren mëkatin dhe zemra ime kënaqet në drejtësi; dhe unë do të alavdëroj emrin e shenjtë të Perëndisë tim.

50 Ejani vëllezërit e mi, secili që ka etje, ejani ju tek aujërat; dhe ai që nuk ka para, ejani, blini dhe hani; po, ejani blini verë dhe qumësht, pa bpara dhe pa çmim.

51 Prandaj, mos shpenzoni para për atë që nuk ka vlerë, as apunën tuaj për atë që nuk mund të japë kënaqësi. Më dëgjoni me zell dhe mbani mend fjalët që ju kam thënë; dhe ejani tek i Shenjti i Izraelit dhe bmerrni sa të mundni nga ajo që nuk mbaron, as që nuk mund të korruptohet dhe e lini shpirtin tuaj të kënaqet në bollëk.

52 Vini re, vëllezërit e mi të dashur, mbani mend fjalët e Perëndisë suaj; lutjuni atij vazhdimisht ditën dhe jepini afalënderime emrit të tij të shenjtë natën. Lerini zemrat tuaja të gëzojnë.

53 Dhe vini re, sa të mëdha abesëlidhjet e Zotit dhe sa të mëdha denjimet e tij te fëmijët e njerëzve; dhe për shkak të madhështisë së tij dhe të hirit dhe bmëshirës së tij, ai na ka premtuar se fara jonë nuk do të zhduket krejtësisht, sipas mishit, por se ai do ta ruaj atë; dhe në brezat e ardhshëm, ata do të bëhen një cdegë e drejtë në shtëpinë e Izraelit.

54 Dhe tani, vëllezërit e mi, unë do t’ju flisja më shumë; por nesër unë do t’ju shpall pjesën e mbetur të fjalëve të mia. Amen.