Shkrimet e Shenjta
2 Nefi 18


Kapitulli 18

Krishti do të jetë si një gur pengese dhe si një shkëmb fyerje—Kërko Zotin, jo magjistarë që mërmëritin—Drejtohu ligjit dhe dëshmisë për udhëheqje—Krahaso Isaia 8. Rreth 559–545 para K.

1 Përveç kësaj, fjala e Zotit më tha: Merr një pergamenë të madhe dhe shkruaj në të me një penë njeriu, në lidhje me aMaher-shalal-hash-bazin.

2 Dhe unë mora me vete adëshmitarë besnikë për të regjistruar, priftin Uria dhe Zakarian, birin e Jaberekiahut.

3 Dhe unë vajta te aprofetesha; dhe ajo mbeti me barrë dhe lindi një djalë. Atëherë Zoti më tha: Quaje Maher-shalal-hash-baz.

4 Por, vër re, apara se bfëmija të dijë të thotë ati im dhe nëna ime, pasuritë e Damaskut dhe cplaçka e Samarias do të hiqen para mbretit të Asirisë.

5 Zoti gjithashtu më foli përsëri, duke thënë:

6 Përderisa ky popull nuk pranon ujërat e aSiloeut, që rrjedhin me ngadalë dhe gëzohet në bRetsinin dhe birin e Remaliahut;

7 Prandaj tani, vër re, Zoti sjell mbi ata ujërat e lumit, të fuqishme dhe të shumta, madje mbretin e Asirisë dhe gjithë lavdinë e tij; dhe ai do të vërshojë mbi të gjitha kanalet e tij dhe do të dalë përmbi të gjitha brigjet e shtratit të tij.

8 Dhe ai do të akalojë nëpër Judë; ai do të përmbytë dhe do të mbulojë, ai do të arrijë madje deri te qafa; dhe zgjatja e krahëve të tij do të mbushë gjerësinë e tokës sate, O bEmanuel.

9 aBashkohuni, O popull dhe ju do të thyheni në copa; dhe mbani vesh të gjithë ju, që jeni nga vende të largëta; armatosuni dhe ju do të thyheni në copa; armatosuni dhe ju do të thyheni në copa.

10 Këshillohuni së bashku dhe nuk do të bëhet gjë; thoni fjalën dhe nuk do të qëndrojë, apasi Perëndia është me ne.

11 Pasi kështu më foli Zoti, me një dorë të fortë dhe më udhëzoi të mos eci në udhën e këtij populli, duke thënë:

12 Mos quaj një abashkim, çdo gjë që ky popull do të quajë një bashkim; as mos u frikëso nga frika e tyre, as mos u tremb.

13 Shenjtëro vetë Zotin e Ushtrive dhe le të jetë ai afrika jote dhe le të jetë ai tmerri yt.

14 Dhe ai do të jetë si një avend i shenjtë; por si një bgur pengues dhe si një shkëmb fyerje për të dyja shtëpitë e Izraelit, si një kurth dhe një çark për banorët e Jeruzalemit.

15 Dhe shumë midis tyre do të apengohen dhe do të bien, dhe do të thyhen, dhe do të ngecin në kurth dhe do të kapen.

16 Lidh dëshminë, vulos aligjin mes dishepujve të mi!

17 Dhe unë do të pres te Zoti që afsheh fytyrën e tij nga shtëpia e Jakobit dhe unë do të pres për të.

18 Vër re, unë dhe fëmijët që më ka dhënë Zoti janë për ashenja dhe për çudi në Izrael nga Zoti i Ushtrive, që banon në malin Sion.

19 Dhe kur ata do të të thonë: Kërko për amediumet dhe bmagjistarët që mërmëritin dhe belbëzojnë—ca nuk duhet një popull të pyesë Perëndinë e tij, në vend që të dëgjojë të vdekurit dpër të gjallët?

20 Te ligji dhe te dëshmia; dhe nëse aata nuk flasin sipas kësaj fjale, është për shkak se nuk ka dritë në ta.

21 Dhe do ta akalojnë atë të dobësuar dhe të uritur; dhe do të ndodhë që kur ata të jenë të uritur, do të shqetësohen dhe do të mallkojnë mbretin e tyre dhe Perëndinë e tyre dhe do të shikojnë lart.

22 Dhe ata do të shikojnë drejt tokës, do të shohin ngatërresa dhe errësirë, mugëtirë ankthi dhe do të çohen në errësirë.