Shkrimet e Shenjta
1 Nefi 18


Kapitulli 18

Anija mbarohet—Lindjet e Jakobit dhe Jozefit përmenden—Grupi hipën në anije për në tokën e premtuar—Bijtë e Ishmaelit dhe gratë e tyre bashkohen në dëfrim dhe rebelim—Nefi lidhet dhe anija zmbrapset nga një stuhi e tmerrshme—Nefi lirohet dhe nga lutja e tij, stuhia pushon—Njerëzit arrijnë në tokën e premtuar. Rreth 591–589 para K.

1 Dhe ndodhi që ata adhuruan Zotin dhe erdhën me mua; dhe punuam trarë prej druri me mjeshtëri të çuditshme. Dhe Zoti më tregonte herë pas here se sipas cilës mënyrë unë do t’i punoja trarët e anijes.

2 Tani, unë, Nefi, nuk i punova trarët sipas mënyrës që mësohej nga njerëzit, as nuk e ndërtova anijen sipas mënyrës së njerëzve; por e ndërtova atë sipas mënyrës që Zoti më tregoi; prandaj ajo nuk ishte sipas mënyrës së njerëzve.

3 Dhe unë, Nefi, shkova në mal shpesh dhe iu aluta Zotit shpesh; prandaj Zoti më btregoi gjëra të mëdha.

4 Dhe ndodhi që, pasi unë mbarova anijen, sipas fjalës së Zotit, vëllezërit e mi panë që ajo ishte e mirë dhe se mjeshtëria e saj ishte jashtëzakonisht e mirë; prandaj ata e apërulën veten e tyre përsëri para Zotit.

5 Dhe ndodhi që zëri i Zotit i erdhi atit tim, që ne duhet të ngriheshim dhe të shkonim në anije.

6 Dhe ndodhi që të nesërmen, pasi ne përgatitëm të gjitha gjërat, shumë fruta dhe amish nga shkretëtira, dhe mjaltë me bollëk, dhe furnizime sipas asaj që Zoti na kishte urdhëruar, ne shkuam në anije me gjithë ngarkesën tonë dhe farat tona dhe çdo gjë tjetër që kishim sjellë me vete, secili sipas moshës së tij; kështu ne të gjithë shkuam në anije me gratë tona dhe fëmijët tanë.

7 Dhe tani, atit tim i kishin lindur dy bij në vendin e shkretë. Më i madhi u quajt aJakob dhe më i riu bJozef.

8 Dhe ndodhi që, pasi të gjithë shkuam në anije dhe kishim marrë me vete furnizimet tona dhe gjërat që na u urdhëruan, ne u nisëm në adet dhe u shtymë nga era drejt btokës së premtuar.

9 Dhe pasi ne u shtymë nga era për hapësirën e shumë ditëve, vini re, vëllezërit e mi dhe bijtë e Ishmaelit dhe gjithashtu gratë e tyre, filluan të dëfreheshin aq shumë, sa ata filluan të kërcenin dhe të këndonin dhe të flisnin me shumë ashpërsi, po, madje aq sa ata harruan nga cila fuqi ishin sjellë deri aty; po, ata u ngritën lart në një ashpërsi të jashtëzakonshme.

10 Dhe unë, Nefi, fillova të frikësohem jashtëzakonisht se Zoti do të zemërohej me ne dhe do të na godiste për shkak të paudhësisë sonë, që ne të përpiheshim në thellësitë e detit, prandaj unë, Nefi, fillova t’u flisja me shumë urtësi; por, vini re, ata u azemëruan me mua, duke thënë: Ne nuk duam që vëllai ynë më i vogël të jetë bsundimtar mbi ne.

11 Dhe ndodhi që Lamani dhe Lemueli më morën dhe më lidhën me litar dhe ata më trajtuan me shumë egërsi; megjithatë, Zoti e alejoi këtë gjë, kështu që ai mund të tregonte fuqinë tij në përmbushje të fjalës së tij, që ai kishte folur në lidhje me të ligjtë.

12 Dhe ndodhi që pasi ata më lidhën kaq shumë sa nuk mund të lëvizja, abusulla, që qe përgatitur nga Zoti, pushoi së punuari.

13 Kështu që, ata nuk dinin se nga ta drejtonin anijen, aq sa aty u ngrit një stuhi e madhe, po, një stuhi e madhe dhe e tmerrshme dhe ne u azmbrapsëm mbi ujëra për hapësirën e tri ditëve; dhe ata filluan të frikësohen jashtëzakonisht se mos do të mbyteshin në det; megjithatë ata nuk më zgjidhën.

14 Dhe në ditën e katërt që ne po zmbrapseshim, stuhia filloi të ishte jashtëzakonisht e fortë.

15 Dhe ndodhi që ne ishim gati të përpiheshim në thellësitë e detit. Dhe pasi ne u zmbrapsëm mbi ujëra për hapësirën e katër ditëve, vëllezërit e mi filluan të ashikojnë se gjykimet e Perëndisë ishin mbi ta dhe se ata do të mbaronin, në qoftë se nuk do të pendoheshin për paudhësitë e tyre; prandaj, ata erdhën tek unë dhe zgjidhën rripat të cilat ishin mbi kyçet e mia dhe vini re ato ishin enjtur jashtëzakonisht; dhe gjithashtu kyçet e këmbëve të mija ishin shumë të enjtura dhe e madhe ishte dhembja e tyre.

16 Megjithatë, unë pashë te Perëndia im dhe e alavdërova atë gjatë gjithë ditës; dhe unë nuk mërmërita kundër Zotit për shkak të vuajtjeve të mia.

17 Tani ati im, Lehi, u kishte thënë shumë gjëra atyre dhe gjithashtu të bijve të aIshmaelit; por, vini re, ata bënin shumë kërcënime kundër kujtdo që do të fliste për mua; dhe prindërit e mi duke qenë të shtyrë nga mosha dhe pasi kishin vuajtur shumë hidhërim për shkak të fëmijëve të tyre, ata kishin rënë, po, madje në shtratin e sëmundjes.

18 Për shkak të hidhërimit të tyre dhe pikëllimit të shumtë dhe të paudhësisë së vëllezërve të mi, ata ishin ligështuar kaq shumë, saqë ishin afër kohës për të takuar Perëndinë e tyre; po, flokët e tyre ngjyrë hiri ishin gati të viheshin dhe të shtroheshin në pluhur; po, madje ata ishin gati të binin me pikëllim në një varr uji.

19 Dhe gjithashtu Jakobi dhe Jozefi, duke qenë të rinj, duke pasur nevojë për shumë kujdes, ishin dëshpëruar për shkak të mjerimeve të nënës së tyre; dhe gjithashtu agruaja ime me lotët dhe lutjet e saj, dhe gjithashtu fëmijët e mi, nuk i zbutën zemrat e vëllezërve të mi, që ata të më lironin.

20 Dhe nuk kishte asgjë tjetër, përveç fuqisë së Perëndisë që i kërcënoi ata me shkatërrim, që mund t’ua zbuste zemrat e tyre; prandaj, kur panë se ata ishin gati të përpiheshin në thellësitë e detit, u penduan për gjënë që kishin bërë, aq shumë, saqë ata më liruan.

21 Dhe ndodhi që pasi ata më liruan, vini re, unë mora busullën dhe ajo punoi ashtu sikurse doja unë. Dhe ndodhi që unë iu luta Zotit; dhe pasi unë isha lutur, erërat pushuan e stuhia pushoi dhe ishte një qetësi e madhe.

22 Dhe ndodhi që unë, Nefi, e drejtova anijen, kështu që ne lundruam përsëri drejt tokës së premtuar.

23 Dhe ndodhi që, pasi lundruam për hapësirën e shumë ditëve, ne arritëm në atokën e premtuar; dhe ne u futëm në tokë dhe ngritëm çadrat tona; dhe ne e quajtëm atë toka e premtuar.

24 Dhe ndodhi që ne filluam të punonim tokën dhe filluam të mbillnim farat; po, ne vumë në tokë të gjitha farat tona, që kishim sjellë nga toka e Jeruzalemit. Dhe ndodhi që ato u rritën jashtëzakonisht; prandaj, ne qemë të bekuar në bollëk.

25 Dhe ndodhi që ne gjetëm në tokën e premtimit, ndërsa udhëtuam në vendin e shkretë, që kishte kafshë të çdo lloji në pyje, si lopë ashtu dhe qe, dhe gomar, dhe kalë, dhe dhi, dhe dhi të egër, dhe të gjitha llojet e kafshëve të egra të cilat ishin për dobinë e njerëzve. Dhe ne gjetëm të gjitha llojet e mineraleve si ar, ashtu dhe argjend dhe bakër.