Si ta Dorëzoj Veprën

    Mësoni se si t’i dorëzoni himnet ose këngët origjinale që të merren parasysh për t’u përfshirë në librin e ri të himneve dhe librin e ri të këngëve të fëmijëve.

    Të gjithë njerëzit nxiten që t’i dorëzojnë himnet e tyre origjinale, këngët e fëmijëve, tekstet e himneve dhe tekstet e këngëve të fëmijëve që të merren parasysh për librin e ri të himneve dhe librin e ri të këngëve të fëmijëve. Do të merren parasysh për t’u përfshirë materialet e dorëzuara në të gjitha gjuhët dhe stilet kulturore. Muzika duhet të jetë e përshtatshme për t’u përdorur në shërbesat e adhurimit. Tekstet duhet të jenë të sakta nga ana doktrinore.

    Nga një individ mund të dorëzohen për t’u shqyrtuar deri në pesë himne dhe pesë këngë për fëmijë. Do të kërkohen dy kopje për çdo material që dorëzohet: njëra kopje të ketë të përfshirë emrin e dorëzuesit dhe informacionin për të drejtat e autorit, dhe një kopje tjetër ku emri i dorëzuesit të jetë hequr. Nëse për të krijuar një material që dorëzohet bashkëpunojnë shumë njerëz, secilit person do t’i kërkohet të dorëzojë deklaratën dhe informacionin vetjak të përshkruar më poshtë bashkë me materialin që dorëzohet. Materialet që dorëzohen do të rishikohen kur të merren. Komunikata mbi përzgjedhjet do të dërgohet sapo të jenë bërë përzgjedhjet përfundimtare.

    Kur të jetë përzgjedhur muzika që do të përfshihet në librin e himneve ose këngët e fëmijëve, dorëzuesi në kthim i jep Kishës një leje jopërjashtuese, të përhershme për përdorim të pakufizuar. Dorëzuesit mbajnë të drejtat e autorit për veprën e tyre.

    Afati i fundit për dorëzimin e materialeve është data 1 korrik 2019.

    Dorëzojini himnet dhe këngët origjinale të fëmijëve duke i dërguar ato me postë elektronike (parapëlqehen kopje në formatin PDF) te newmusic@lds.org ose duke i dërguar me postë në:

    New Music Submission
    50 East North Temple Street, 23rd Floor
    Salt Lake City, UT 84150-0023

    Ju lutemi, përfshijeni deklaratën dhe informacionin e mëposhtëm, përveç materialit tuaj të dorëzuar.

    • Emri dhe mbiemri
    • Emri i Parapëlqyer
    • Lagjja ose dega dhe kunji ose distrikti (nëse gjen zbatim)
    • Data e lindjes
    • Vendi i lindjes
    • Adresa e postës elektronike
    • Numri i telefonit
    • Adresa postare
    • Gjuha e parapëlqyer

    Deklarata e Kërkesave dhe Kushteve:

    Këto Kërkesa dhe Kushte janë një marrëveshje (kjo “Marrëveshje”) mes meje, ______________ dhe Intellectual Reserve, Inc. (“IRI”), një entitet i Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme (“Kisha”). Si pjesë e kësaj Marrëveshjeje, unë i jap IRI-t një leje jopërjashtuese, pa pagesë dhe mbarëbotërore për të përdorur lirisht çdo lloj muzike dhe të gjithë muzikën, tekstet dhe materialet e tjera që i ofroj IRI-t (bashkërisht, “Materiali [im] i Dorëzuar”), në çdo mënyrë dhe në të gjitha mënyrat dhe mediat me qëllim që ta lejojë IRI-n (dhe Kishën) të përcaktojë nëse Materiali im i Dorëzuar do të përdoret në një libër të ri himnesh, libër këngësh për fëmijë ose në botime të tjera të Kishës. Nëse Materiali im i Dorëzuar zgjidhet për përdorim nga IRI (siç tregohet me shkrim nga IRI), atëherë unë i jap IRI-t një leje të pakufizuar, jo-ekskluzive, pa pagesë, të likuiduar plotësisht, mbarëbotërore, të pakthyeshme, të përhershme dhe të transferueshme për të riprodhuar, ndryshuar, përshtatur, përkthyer, për të krijuar derivate, botuar, shpërndarë, interpretuar, shfaqur, për t’ia dhënë lejen një pale të tretë, dhe gjithashtu për ta përdorur (dhe i lejon të tjerët ta përdorin) Materialin tim të Dorëzuar në çdo mënyrë dhe në të gjitha mënyrat e mediat dhe për çdo qëllim që IRI e gjykon të përshtatshme.

    Si pjesë e kësaj marrëveshjeje, unë përfaqësoj, garantoj, bie dakord dhe miratoj sa vijon:

    1. Unë jam të paktën 18 vjeç dhe jam autori dhe zotëruesi i Materialit tim të Dorëzuar, kam të drejtën t’i jap IRI-t të drejtat dhe lejet e përcaktuara këtu, dhe Materiali im i Dorëzuar dhe të drejtat e lejet e dhëna këtu nuk cenojnë të drejtat e autorit të ndonjë personi tjetër ose të drejta të tjera;
    2. Unë do t’i dorëzoj IRI-t çdo informacion që mësoj se sugjeron që Materiali im i Dorëzuar shkel të drejtën e autorit apo të drejta të tjera të ndonjë personi ose subjekti;
    3. Ndërkohë që unë ende do të vazhdoj të mbaj të gjitha të drejtat e autorit të Materialit tim të Dorëzuar (në bazë të të drejtave dhe lejeve të dhëna këtu), unë nuk do ta shes, autorizoj ose ndryshe përdor Materialin tim të Dorëzuar në ndonjë mënyrë që do ta dëmtonte ose kufizonte IRI-n nga përdorimi i plotë i lejeve dhe të drejtave që kam dhënë këtu;
    4. IRI nuk ka asnjë detyrim ta përdorë Materialin tim të Dorëzuar në ndonjë mënyrë;
    5. Vendimet e IRI-t lidhur me Materialin tim të Dorëzuar janë përfundimtare;
    6. Informacioni vetjak që i ofroj IRI-t do të trajtohet si konfidencial dhe IRI do të marrë masat e duhura për ta siguruar informacionin tim vetjak kundër humbjes apo keqpërdorimit;
    7. Informacioni im vetjak dhe Materiali im i Dorëzuar mund të riprodhohen dhe të transmetohen (duke përfshirë, pa kufizime, vlerësuesve dhe personelit së IRI-t) në formate elektronike dhe të tjera, si pjesë e procesit të shqyrtimit dhe gjykimit të IRI-t;
    8. Informacioni im vetjak dhe Materiali im i Dorëzuar mund të mbahen në mënyrë elektronike nga IRI vetëm për qëllime reference dhe mund të përdoren nga unë dhe organika e IRI-t;
    9. Nëse IRI e përzgjedh Materialin tim të Dorëzuar dhe zgjedh ta botojë apo ta shfaqë publikisht Materialin tim të Dorëzuar ose informacionin tim vetjak, mua mund të më kërkohet që të ekzekutoj, pa shqyrtim të mëtejshëm, marrëveshjet apo instrumentet e tjera, të drejtat e plota të IRI-t dhe përdorimin e pakufizuar të Materialit tim të Dorëzuar;
    10. Shqyrtimi nga ana e IRI-t të Materialit tim të Dorëzuar është në përputhje të plotë me të drejtat dhe licencat e dhëna këtu; dhe
    11. Kjo Marrëveshjeje rregullohet dhe duhet të interpretohet në përputhje me ligjet e Shtetit të Jutës pa marrë parasysh ndonjë përplasje të saj me dispozitat ligjore dhe, çdo mospërputhje që lind ose lidhet me këtë Marrëveshje, që nuk mund të zgjidhet me diskutime miqësore, do të vendoset vetëm në gjykatat që ndodhen brenda Kontesë së Solt-Lejk-Sitit në Juta.

    Shih Pyetje që Bëhen Rëndom për hollësi të tjera mbi materialet e dorëzuara.