Dhënia e Shërbesës me Kuorume të Përforcuara të Priftërisë Melkizedeke dhe Shoqata të Përforcuara të Ndihmës
Këto burime mund të përdoren nga udhëheqësit ndërkohë që përgatiten për të udhëhequr diskutime në këshilla të zonave, këshilla bashkërendues, konferenca të kunjeve, këshilla të kunjeve, këshilla të lagjeve dhe mësime të së dielës.
Sugjerime për Përdorimin e Këtyre Burimeve
Në një mbledhje të këshillit, udhëheqësit mund ta fillojnë diskutimin për ndryshimet e shpallura në konferencën e përgjithshme të prillit 2018 duke lexuar pjesën e parathënies së dokumentit, të përfshirë me letrën e Presidencës së Parë të datës 2 prill 2018, “Dhënia e Shërbesës me Kuorume të Përforcuara të Priftërisë Melkizedeke dhe Shoqata të Përforcuara të Ndihmës” (shih ministering.lds.org).
Anëtarët e këshillit gjithashtu mund të shohin dhe diskutojnë materialin filmik Një Vizion për Dhënien e Shërbesës (shih “Materiale Filmike” më poshtë). Materiale filmike shtesë dhe burime të tjera sigurohen për ta përmirësuar këtë diskutim dhe mund të përdoren në të ardhmen në mbledhjet e këshillit ose në mjedise të tjera. Secili segment në materialin filmik Dhënia e Shërbesës së Efektshme ndiqet nga një pyetje që mund ta diskutojë grupi.
Materialet Filmike
Materialet filmike në vijim përfshijnë pjesë të shkëputura nga konferenca e përgjithshme e prillit 2018 dhe nga mbledhje të udhëheqjes së konferencës së përgjithshme me Autoritetet e Përgjithshme, Të Shtatëdhjetët Zonalë dhe Drejtues/e të Përgjithshëm/me.
Një Vizion për Dhënien e Shërbesës (4:41)
Dhënia e Shërbesës së Efektshme (15:00) përmban segmentet vijuese:
- Pyetje: Përse japim shërbesë?
- Pyetje: Si mund t’i mbajmë përpjekjet tona të thjeshta dhe të udhëhequra nga Shpirti?
- Pyetje: Si mund t’i bekojnë individët dhe familjet intervistat e efektshme për dhënien e shërbesës?
- Pyetje: Si mund të na ndihmojë që të kujdesemi për të gjithë fëmijët e Perëndisë një përpjekje e bashkërenduar?
- Pyetje: Si mund ta vëmë në zbatim vizionin për dhënien e shërbesës, të dhënë nga Presidenca e Parë dhe Kuorumi i Dymbëdhjetë Apostujve?
Referencat nga Shkrimet e Shenjta
Burime Shtesë
- Botimi i majit 2018 të revistave Liahona dhe Ensign dhe ejamendiq.lds.org sigurojnë burime që mund të përdoren në diskutimet e të dielave të katërta rreth dhënies së shërbesës në mbledhjet e kuorumit të pleqve dhe të Shoqatës së Ndihmës.