Dhënia e Shërbesës me Kuorume të Përforcuara të Priftërisë Melkizedeke dhe Shoqata të Përforcuara të Ndihmës

Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme
Zyra e Presidencës së Parë
47 East South Temple Street, Salt Lake City, Utah 84150-1200


2 prill 2018

Drejtuar: Autoriteteve të Përgjithshme; Presidencave të Përgjithshme të Organizatave Ndihmëse; Të Shtatëdhjetëve Zonalë; Presidentëve të Kunjeve, të Misioneve dhe të Distrikteve; Peshkopëve dhe Presidentëve të Degëve; Këshillave të Kunjeve dhe të Lagjeve

(Të lexohet në mbledhjen e sakramentit)

Të dashur Vëllezër dhe Motra:

Dhënia e Shërbesës me Kuorume të Përforcuara të Priftërisë Melkizedeke dhe Shoqata të Përforcuara të Ndihmës

Shërbesa e Shpëtimtarit është mishërim i dy urdhërimeve të mëdha: “Duaje Zotin, Perëndinë tënde me gjithë zemrën tënde, me gjithë shpirtin tënd dhe me gjithë mendjen tënde” dhe “Duaje të afërmin tënd porsi vetveten” (Mateu 22:37, 39). Në këtë frymë, Jezusi gjithashtu dha mësim: “Ju jeni ata që kam zgjedhur për t’i shërbyer këtij populli” (3 Nefi 13:25).

Për t’i përqendruar përpjekjet e kuorumeve të Priftërisë Melkizedeke dhe Shoqatave të Ndihmës te dhënia e shërbesës siç na e mësoi Shpëtimtari, ne shpallim përshtatjet vijuese:

  • Në nivel lagjeje, një kuorum të Priftërisë Melkizedeke. Anëtarët e kuorumit të pleqve dhe të grupit të priftërinjve të lartë tani bashkohen në një kuorum me një presidencë. Kuorumi emërtohet “kuorumi i pleqve” dhe ndërpritet funksionimi i grupeve të priftërinjve të lartë të lagjeve.
  • Në nivel kunji, një kuorum të priftërinjve të lartë. Presidenca e kunjit vazhdon të shërbejë si presidenca e kuorumit të priftërinjve të lartë. Anëtarë të atij kuorumi janë vetëm ata priftërinj të lartë që po shërbejnë aktualisht në presidencën e kunjit, në peshkopata, në këshillin e lartë dhe si patriarkë veprues.
  • Dhënia e shërbesës i zëvendëson mësimin e shtëpisë dhe vizitat mësimore. Programet e ndara të mësimit të shtëpisë dhe vizitave mësimore tani janë një përpjekje e bashkërenduar, së cilës i drejtohemi si “dhënie shërbese”, e mbikëqyrur nga presidencat e kuorumit të pleqve dhe të Shoqatës së Ndihmës nën drejtimin e peshkopit. Dhënia e shërbesës është të kujdesemi si Krishti për njerëzit e tjerë dhe të ndihmojmë që të përmbushen nevojat e tyre shpirtërore dhe materiale.
  • Përfshirja e rinisë në dhënien e shërbesës. Dhënia e shërbesës mund të përfshijë Dafinat dhe Trëndafilet si shoqëruese të motrave të Shoqatës së Ndihmës dhe priftërinjtë e mësuesit vazhdojnë si shoqërues të mbajtësve të Priftërisë Melkizedeke.

Përshtatjet e kuorumeve duhet të vihen në zbatim menjëherë. Për përshtatjet në dhënien e shërbesës mund të kërkohet ca kohë, por duhet të vihen në jetë sa më shpejt që të jetë e mundur. Informacion shtesë është në dispozicion te ministering.lds.org/alb.

Sinqerisht tuajt,
Presidenca e Parë