Keni Probleme me Transmetimin?


Veproni si më poshtë:

1. Përzgjidhni një tjetër program lexues.

Ju mund të mos ta keni kuptuar, por ne faktikisht i transmetojmë ngjarjet e drejtpërdrejta me deri në tri programe lexuese të ndryshme njëherësh. 

Ju gjithashtu mund të shihni shumicën e ngjarjeve drejtpërdrejt, përfshirë konferencën e përgjithshme, në këto vendndodhje të tjera:

Dëgjojeni konferencën e përgjithshme në këto vendndodhje:

2. Sigurohuni që pajisja juaj dhe lidhja e internetit të jenë sistemuar për të transmetuar me sukses. Shihni më poshtë për këshilla për të siguruar një përvojë transmetimi të suksesshme.

3. Provoni një shfletues tjetër.

4. Provoni një pajisje tjetër.

5. Provoni ta rindizni pajisjen tuaj.

Veprimtaria e mëparshme në pajisjen tuaj ndonjëherë mund të shkaktojë përpunim të ngadaltë, gjë që ndikon në veprimtarinë pasuese. Edhe nëse të gjitha programet e tjera janë të mbyllura, përvoja juaj e transmetimit mund të ndikohet prapëseprapë.

 

Na tregoni se si po ecim duke plotësuar këtë anketë.

Nëse jeni Specialist i Kunjit për Teknologjinë, ju lutemi, na jepni përshtypje me vlerë duke plotësuar këtë anketë.

 

Këshilla për të siguruar një përvojë transmetimi të suksesshme

1. Sigurohuni që programi lexues Flash të jetë i përditësuar.

2. Mos e përdorni kompjuterin për asgjë tjetër.

Mbyllini programet e tjera ose dritaret e shfletuesit në kompjuterin tuaj, sidomos çdo transmetim tjetër të materialit filmik që momentalisht është në punë.

3. Mos e përdorni internetin për detyra të tjera.

a. Nëse jeni lidhur nga një shtëpi mbledhjesh ose një godinë zyrash, mblidhini njerëzit në një dhomë të vetme dhe shfaqni me projektor vetëm një transmetim.

b. Një lidhje me kabllo interneti me pajisjen tuaj të lidhjes së internetit do të jetë mënyra më e sigurt për ta transmetuar materialin filmik. 

c. Nëse lidheni me valë, shkëputeni lidhjen e internetit te pajisjet e tjera kurdo që të jetë e mundur.